Bora përsëri shkakton vështirësi për fshatrat e malësisë së Sharrit

    Gazetare | Sumeja H. Jakupi

    Bora përsëri e gjen qytetin e Tetovës me probleme të vjetra, vështirësi gjatë ecjes nëpër trotuare. Edhe pse vërehet që rrugët kryesore të qytetit janë kryesisht të pastruara, por ende mbetet problem pastrimi jo si duhet i fshatrave të malësisë dhe rruga për në Kodrën e Diellit, shkruan Nistori.

    Problemet e theksuara vijnë, thonë nga komuna, si shkak i mosvotimit për menaxhim të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve në territorin e komunës së Tetovës gjatë periudhës 2021-2022 të NPK Tetovë. Pavarësisht se kjo pikë mbeti që të diskutohet në seancën katërt të këshillit komunal, ndërmarrja deklaron se çdo rrugë është e pastruar.

    “Çdo terren është i mbuluar plotësisht me maqineritë e nevojshme, ndërsa përqëndrimi më i madh i potencialit të ndërmarrjes është në rrugët që e lidhin qytetin dhe fshatrat e malësisë së Tetovës. Deri më tani është pastruar çdo rrugë, kurse faza e dytë vazhdon edhe me largimin e borës me qëllim zgjerimin e rrugëve për qarkullim të lirë të automjeteve. Kurse pas orës 15:00 do të fillohet edhe me hedhjen e kripës. Për momentin disponojmë me afërsisht 500 ton kripë dhe 3000 ton metër kub zall.” thanë nga NPK Tetova.” – shtojnë nga NPK Tetovë.

    Kryetari i komunës së Tetovës, javë më parë deklaroi para medias se  nga momenti që ai ka marrë përgjegjësinë si kryetar komune, ka hetuar një procedurë të përmbyllur tenderimi ku për pastrimin e borës ishte një shumë mbi 150 mijë euro.

    Kasami shtoi se ka angazhuar ndërmarrjen komunale që të menaxhojë pastrimin e borës dhe se ky shërbim do t’i kushtojë komunës së Tetovës më lirë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Aksident ndërmjet autobusit “Durmo Tours” dhe veturës mediatike Klan M (Foto/Video)

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët me ankesa për blerje online përmes kompanive ilegale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë