LSDM është në pritje të liderit të ri

    Tre kandidatë do të kërkojnë besimin e anëtarëve të partisë së tyre në ditën e nesërme. Programet e tyre janë konkurruese, por me synime dhe mesazhe të përbashkëta uniteti dhe përgjegjësie, përcjell Nistori.

    Cërvenkovski, Buçkovski, Shekerinska, sërish Cërvenkovski, pastaj Zaev. Kush do të jetë i radhës që do të ulet në karrigen presidenciale të “Bihaqka” të numrit 8? Nesër, më 12 dhjetor, përgjigjen do ta japin partiakët që janë regjistruar në listën zgjedhore të partisë përmes procesit të regjistrimit aktiv.

    Në historinë e LSDM-së, kryetari me mandatin më të gjatë ishte Branko Cërvenkovski, ndërsa në një periudhë më të shkurtër partia u drejtua nga Vllado Buçkovski dhe Radmilla Shekerinska. Zoran Zaev u zgjodh kryetar i LSDM-së në qershor të vitit 2013, ndërsa u rizgjodh në maj të vitit 2017. Mandatin e tretë presidencial në LSDM e filloi në mars të këtij viti, pasi u zgjodh në zgjedhjet e para direkte brendapartiake, në të cilat ishte kandidati i vetëm. Mandatin e tij të fundit e ka filluar në vitin kur LSDM-ja shënoi jubileun tre dekadash të themelimit të partisë. Pas zgjedhjeve, ai paralajmëroi “ofensivë pranverore për një kthesë të re të veprimit politik të LSDM-së dhe vendit”, por pas dështimit të partisë në zgjedhjet lokale, ai përgatiti një surprizë vjeshtore për partiakët e tij.

    Dorëheqja e tij nga posti drejtues mobilizoi një numër të madh kandidatësh për këtë post. Nga katër të regjistruar, kushtet statutore i plotësuan tre – Dimitar Kovaçevski, Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski, të cilët nesër do ta kërkojnë besimin në zgjedhjet e dyta të drejtpërdrejta brendapartiake. Ditët e fundit ata kanë promovuar programet dhe vizionet e tyre për funksionimin e ardhshëm të partisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MUAREM BAJRAMI – TRAJNERI QË “RILINDË” FUTBOLLIN E SHKUPIT: Do të luajmë edhe më mirë!

    Lajmi i rradhës

    Aksident ndërmjet autobusit “Durmo Tours” dhe veturës mediatike Klan M (Foto/Video)

    Lajme tjera

    RRUGËS PËR ASKUND

    NJË KOLONË ZANORE PËR DIALOGUN E BRUKSELIT. Pashë një film të titulluar “Oslo” para ca ditësh. Filmi nuk…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë