Aksidenti i “Besa Trans” në Bullgari / Ruskovska: këto tragjedi do të përsëriten, sepse fajtorët nuk janë dënuar

    Ish shefja e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska për emisionin “Inside 21” që transmetohet në TV21 ka folur për tragjedinë e “Besa Trans” ku humbën jetën 45 persona, të cilët ktheheshin nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut.

    Ajo tha se këto tragjedi do të përsëriten, sepse fajtorët nuk janë dënuar.

    Ka bërë të ditur se rasti në Bullgari është mbyllur dhe fajtor është shpallur shoferi, por sipas saj kjo nuk mjafton.

    Përgjegjësia për humbjen e 45 personave, nuk duhet të kërkohet vetëm te kompania, por edhe te doganierët dhe policët kufitarë.

    “Deri ku është lënda, nuk e di por dikush duhet të bartë përgjegjësi. Jo vetëm kompania, konsideroj se edhe doganierë e policë janë përgjegjës sepse autobusët shpesh herë kanë kaluar kufirin. Derisa nuk dënohen fajtorët, për fat të keq do të na ndodh. Nëse duam shtet të së drejtës, nëse duam të rinjtë të qëndrojnë këtu, ne duhet të luftojmë për shtet të së drejtës dhe nuk duhet të lejojmë ndikim të oligarkëve dhe politikanëve”, tha Ruskovska.

    Lajmi Paraprak

    Një polic keqpërdori nënshkrimin e shefit – MPB ngriti padi penale

    Lajmi i rradhës

    Minusi në Fondin Pensional hap një ide tjetër! Ose stimulim ose shfuqizim të shtyllës së dytë pensionale?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë