S’ka vaksinim të organizuar për mësimdhënësit! Vonesa në fillimin e vitit të ri shkollor?

    Alsat drejtoi pyetje në Ministrinë e Arsimit për të mësuar se si do të vijojë vaksinimi i mësimdhënësve dhe nëse paraqitja individuale e tyre mund të ndikojë në fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike. Përgjigjja që morëm nga Ministria, pa asnjë sqarim konkret.

    Lidhur me procesin e vaksinimit, Ministria e Arsimit është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë si institucion përgjegjës për realizimin e së njejtës”, thonë nga Ministria e Arsimit.

    Ndërkohë, mësimdhënësit kërkojnë që vaksinimi të vazhdojë në formë të organizuar. Rushan Fazliu tha se vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet vaksinimi i të gjithë mësimdhënësve dhe viti shkollor të nis me prezencë fizike në shtator.

    Ka interesim mjaft të madh prej arsimtarëve që të vaksinohemi të gjithë me atë qëllim që vitin e ardhshëm shkollor të fillojmë me prezencë fizike ashtu siç kemi filluar edhe viteve tjera. Besoj që do të ketë çrregullime pasi që disa arsimtarë nuk do të gjinden përmes ueb faqeve që na rekomandohen. Nëpërmjet shkollës do ta kemi më të lehtë aplikimin për vaksinim. Nuk jemi të detyruar mirëpo me vet dëshirë i gjithë kolektivi presim që të vaksinohemi”, tha Rushan Fazliu, mësues.

    Kur bëhet fjalë për mësimdhënësit, tashmë janë vaksinuar dhe rivaksinuar vetëm mësimdhënësit që kanë  realizuar procesin mësimor me prezencë fizike. Gjithashtu, janë vaksinuar edhe mësimdhënësit që do t’i mbajnë testet për maturën shtetërore. Megjithatë nuk ka një numër të saktë rreth mësimdhënësve të vaksinuar.

    Lajmi Paraprak

    Dështon meçi historik | Joshua dhe Fury nuk do të luftojnë për unifikimin e titujve të botës këtë verë?!

    Lajmi i rradhës

    Si ndikon sheqeri i lartë në shëndetin e trurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë