Aktivistja Mersiha Smailoviq, do të jetë kandidate për postin e presidentit të shtetit

    Mersiha Smailoviq, e mbështetur nga Lidhja Demokratike Boshnjake (LDB), do të jetë kandidate për Presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet presidenciale 2024.

    Smailoviq është e njohur për publikun si aktiviste e sektorit civil në luftën për të drejtat e njeriut.

    Në një konferencë për shtyp ku u promovua kandidatura e saj, ajo tha se megjithëse është hera e parë që komuniteti boshnjak ka kandidatin e tij presidencial, përkatësia e saj etnike nuk e përcakton atë në një kontekst politik dhe programi dhe angazhimet e saj do të jenë për një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit në shoqërinë tonë multietnike dhe se fokusi i fushatës do të jetë tek të gjithë qytetarët e vendit.

    Ideja e saj për planin e brendshëm është forcimi i kohezionit, kurse për planin e jashtëm për forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe marrëdhënieve me partnerët strategjikë, ekskluzivisht nga ajo që është në interes të qytetarëve.

    Lajmi Paraprak

    Ursula von der Leyen e përgatitur për mandatin e ri

    Lajmi i rradhës

    Nebiu: BDI-ja ishte e detyruar që të dalë me kandidatin e saj presidencial

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë