Nebiu: BDI-ja ishte e detyruar që të dalë me kandidatin e saj presidencial

    Ideja e zgjedhjes së presidentit në Kuvend nuk është e re, por praktike dhe funksionale në disa shtete të rajonit, vlerëson analisti politik Besim Nebiu, në intervistë për Alsat.

    “Duke i marrë parasysh ingerencat e presidentit besoj se është edhe zgjidhje praktike. Por të dalim në rrafshin etnik, ideja që bartësi i një prej tre funksioneve kryesore, pra president, kryeministër dhe kryetar parlamenti, të jetë i shumicës së dytë siç e shpallën edhe z. Taravari edhe z. Ahmeti mendoj se është një ide interesante e cila mund ta definojë pak a shumë edhe rrjedhën e fushatës e cila tani po fillon”, tha Besim Nebiu, analist politik.

    Nebiu vlerëson se BDI-ja u detyrua të dalë me kandidatin e saj në këto zgjedhje presidenciale, duke pasur parasysh kandidaturën e partive opozitare shqiptare. Sipas tij, pakënaqësitë që kjo parti shprehu ndaj presidentit Stevo Pendarovski për ligjin për lojërat e fatit ishin vetëm shkas.

    “BDI-ja pak a shumë ishte e detyruar që të dalë me kandidatin e saj në këtë cikël presidencial. Arsyeja është kandidat pas të cilit qëndrojnë pesë parti të konsoliduara, e cila në rast se do të prodhonte një rezultat të madh do të krijonte një avantazh edhe psikologjik edhe praktik në fushatë të cilin pas dy javësh do ta barte në atmosferën e ditës zgjedhore, pra në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale por që është rrethi i parë i zgjedhjeve parlamentare. Ato janë zgjedhje shumë më të rëndësishme”, tha Besim Nebiu, analist politik.

    Lajmi Paraprak

    Aktivistja Mersiha Smailoviq, do të jetë kandidate për postin e presidentit të shtetit

    Lajmi i rradhës

    BE-ja sanksionon individë “pro-rusë” për përpjekje për të destabilizuar Moldavinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë