Arianit Xhaferi: Komuna e Tetovës duhet t’i shpeshtojë kontrollet dhe t’i gjobit ndotësit e ajrit në qytet

    Fotografia: Emir H

    Gazetar | Emir Hamzi

    Me fillimin e sezonit të dimrit dhe uljen e temperaturave në të gjithë vendin është vërejtur edhe ndotja e ajrit në mënyr të theksuar gjithashtu në Tetovë. Kjo ka ardhur edhe si pasoj e ngrohjes së qytetareve me dru dhe thëngjill. Ueb – faqja globale IQ-Air, e cila shfaq cilësinë e ajrit në mbarë botën, tashmë tregon nivele të larta të ndotjes edhe për Tetovën, shkruan Nistori.

    Transporti publik në Tetovë ka funskionuar në kundërshtim me ligjin

    Bilall Kasami, i pyetur nga Nistori nëse aktivizimi i transportit publik do të ishte si masë kundër ndotjes së ajrit dhe poashtu transport falas deri në një vendim të dytë. Ai deklaroi se fillimisht organizimi i transportit publik në Tetovë është në kundërshtim me ligjin.

    “Fatkeqësisht transporti publik në komunën e Tetovës ka qenë i organizuar në kundërshtim me ligjin. Kompania nuk ka pasur licencë për të funksionuar në transportin publik dhe të punësuarit nuk kanë pasur licenca adekuate. Ne duhet që të gjithë gjërat t’i vendosim në vendin e vet që të mund ajo kompani të funksionojë, por të mos rrezikojë jetën e qytetarëve. Për momentin jemi në një situatë të menaxhimit me krizën dhe përderisa nuk e kemi të zhbllokuar llogarinë e komunës, ne nuk mund të marrim masa shtesë, sepse për çdo aktivitet sigurisht që vjen në shprehje komponenta finaciare.

    I pyetur se nevoja për aktivizimin e transportit publik ndoshta nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot për shkak të ajrit të ndotur, Kasami iu shmang pyetjes duke mos dhënë afate se kur qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë transportin publik. Ai theksoi, se kjo nuk nënkupton që organizimi i transportit të funksionojë në kundërshtim me qytetarët.

    Ambientalisti Arianit Xhaferi thotë se aktivizimi i transportit publik nuk do të kishte ndonjë ndikim domethënës në uljen e ndotjes së ajrit në Tetovë nga shkaku që i gjithë organizimi i transportit publik është i gabuar.

    “Nuk është mbuluar as gjysma e qytetit me rutat ekzistuese dhe numri i autobusëve në dispozicion është shumë i vogël për t’i përmbushur nevojat e qytetit. Komuna duhet të marrë masa më të ashpra në komunikacion, por edhe ndaj njësive industriale ndotëse nën kompetencat e saj. Në komunikacion, duhet të ashpërsohen kontrollohet dhe të implementohet ndalesë totale e parkimit paralel në të gjitha arteriet kryesore të qytetit, por edhe në rrugët dytësore – me çka do mundësohej rrjedhje më e lirë e komunikacionit, në të dyja korsitë përnjëherë.”, deklaron për Nistori Xhaferi.

    Ambientalistët vazhdimisht paralajmërojnë se autoritetet qendrore dhe lokale nuk marrin masa të mjaftueshme për të thithur ajër të pastër

    Duhet të shpeshtohen kontrollet dhe të gjobiten në vend ndotësit e ajrit, duke nisur nga autovarrezat – që djegin goma dhe vajra për ngrohje, fabrikat për mobilje – që djegin materiale druri të lyera me llaqe të ndryshme për ngrohje, kompanitë tjera që poashtu djegin plastika dhe mbetje tjera ambalazhuese. Poashtu, duhet të fshihen nga pluhuri e të lahen rregullisht rrugët e qytetit, që të mos ngrihet pluhur nga qarkullimi i shumtë i automjeteve. Këto do i llogarisja si disa masa që do ndikonin në zbutjen e problemit të ndotjes dhe si masa të cilat nuk kushtojnë asgjë, por dhe realizohen lehtë, dhe janë në përputhje të plotë me ligjet në fuqi. Për me tepër, pastrimi i rrugëve dhe rrjedhja normale e komunikacionit janë edhe obligime ligjore; – shton ndër të tjera Xhaferi.

    Në nivel botëror, në listën e air visual, Shkupi është në vendin e 71-të në listën e qyteteve më të ndotura. Prishtina është e 37-ta dhe Beogradi i 29-ti. Sarajeva është në vendin e 51-të dhe Sofja në vendin e 64-të. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nuk kalon propozimi për pezullimin e PDU-së së KIP “Jellak”-ut, BDI voton kundër dhe këshilltarja e Lëvizjes Besa nuk ishte prezente (Video)

    Lajmi i rradhës

    126 vjet më parë u zhvillua shfaqja e parë e filmit komercial në botë në Grand Cafe në Paris

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë