Akuza, glorifikime etnike… gjuha politike e njëjtë

    Rrjetet sociale janë të tejmbushura me informacione të rreme, gjuhë urrejtje dhe intimiduese nga aktorët politikë. Hulumtimi i Institutit për Studime Komunikimi vëren se me afrimin e datave të zgjedhjeve është shtuar intensiteti i komunikimit të aktorëve politikë në rrjetet sociale, të cilët mbeten burimi kryesor i narrativëve të dëmshme, gjuhës arrogante me ngarkesa emocionale. Përmes pasimit të të dhëna të paverifikuara, në mënyrë të njëanshme prezantohen informacione, me çka pamundësohet që publiku të ketë pasqyrë të plotë për punën e subjekteve politike dhe nuk mund të sjellë vendim për informim, veçanërisht kur bëhet fjalë për proceset zgjedhore.

    Sipas hulumtimit partitë më të mëdha janë edhe mbjellësit më të mëdhenj të narrativave toksike, e para është VMRO-DPMNE, LSDM. Një tjetër dukuri është diskursi populist dhe etnocentrik. Që është më tipike tek partitë e shqiptarëve, të cilët përdorin retorikë për të glorifikuar përkatësinë kombëtare dhe këmbëngulin për personalizimin etnik të posteve të para – kryeministër dhe president i shtetit.

    “Mbrojtja e interesave kombëtare të shqiptarëve në vend është në fokus të promovimit të ideologjive të tyre në publikimet e dëmshme të BDI-së, Lidhjes Evropiane për Ndryshim dhe Aleancës për Shqiptarët. Gjithashtu, aktorët politikë po akuzojnë gjithnjë e më shumë njëri-tjetrin, të paargumentuar, për drejtimin e politikave nën ndikimin e huaj”, thuhet në raport.

    Më shqetësues sipas ISK, është fakti për kritikat e shpeshta të aktorëve politikë me ndikim edhe nga ish kryeministri dhe nga lideri i opozitës ndaj mediave, me çka nxitet klima e mosbesimit ndaj punonjësve mediatikë dhe shkelje të lirisë së shprehjes.

    “Në janar dhe shkurt ka rritje të publikimeve me narrativa të dëmshme dhe numër rekord të publikimeve me përmbajtje të dëmshme te mediat onlajn, që prodhohen nga aktorët politikë, e jo nga gazetarët. Edhe në këtë periudhë dominon praktika që në mënyrë të njëanshme dhe me kritika të transmetohen informacionet e paverifikuara nga aktorët politikë, shumë shpesh në formë të kumtesave të plota të transmetuara partiake dhe fjalime të politikanëve. Pozitive në këto dy muaj është se në gati të gjitha artikujt e analizuar televizivë asnjëherë nuk është vërejtur gjuhë me të cilën ofendohet një grup i caktuar, ose, arsyetohet gjuha e urrejtjes ndaj një grupi të caktuar. Gjithashtu, te disa media të caktuara ka trend të uljes së numrit të artikujve me narrativa të dëmshme në krahasim me katër muajt e kaluar nga mbikëqyrja”, theksohet në raport.

    Ky është vlerësimi nga raporti i tretë në kuadër të hulumtimit “Matja e narrativave të dëmshme politike” (SHTET-NA) në të cilin janë sublimuar të dhënat e mbikëqyrjes së praktikave të komunikimit të aktorëve politikë dhe transmetimit të tyre në media në janar dhe shkurt të vitit 2024. Mjet i mbikëqyrjes janë 10 partitë politike dhe liderët e tyre partitë e të cilëve numërojnë të paktën dy deputetë në përbërjen parlamentare 2020 – 2024, si dhe komunikimit në Facebook të anëtarëve të Qeverisë, si edhe tek mbikëqyrja mediatike janë përfshirë 11 media onlajn dhe 9 stacione televizive. Ky hulumtim realizohet në kuadër të projektit “Përdorimi i gazetarisë i bazuar në fakte për ngritjen e vetëdijes dhe kundërshtimin e dezinformatave në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut: Shfrytëzo fakte”, i mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    PAGUHEMI PAK! | Maqedonia e Veriut me pagat e ulëta

    Lajmi i rradhës

    Dërgesa mallrash nga Amerika në Dibër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë