Dërgesa mallrash nga Amerika në Dibër

    Duke marrë parasysh se në SHBA jetojnë mbi 20 mijë dibranë, përkrahja e tyre për të afërmit në vendlindje në mënyra të ndryshme është e madhe. Përveç dërgesës të parave, diaspora për të afërmit e saj dërgon edhe shumë mallra për nevojat të familjarëve. Viteve të fundit pikërisht këta mallra shpesh herë dërgohen edhe nëpërmjet transportit detar.

    Çmimi më i ulët i transportit detar shfrytëzohet nga diaspora por edhe nga disa kompani dibrane për shkëmbime tregtare. Kjo mënyrë nga viti në vit është më e shfrytëzuar dhe gjatë vitit që kaloi shumë mallra diaspora dibrane nga SHBA-ja për në vendlindje ka dërguar pikërisht nëpërmjet transportit detar që zhvillohet nga SHBA-ja drejt portit të Durrësit.

    Tani kur mërgimtarët dibranë në Amerikë dukshëm janë fuqizuar në aspektin ekonomik, paraqesin një shtyllë të fuqishme e përkrahjes të standardit të vëllezërve të tyre në Dibër. Biseduam me përfaqësues të shoqatës Atdhetare “Dibra” me seli në Nju Jork, dhe ata thanë se shumë dërgesa të mallrave për në vendlindje dërgohen me anijet detare që bëjnë transport të mallrave. Në këtë shoqatë kanë informata se çmimi i ulët i transportit detar shfrytëzohet nga dibranët në diasporë për t’i ndihmuar të afërmit e tyre në vendlindje me mallra që kanë të bëjnë me veshje, pajisje të ndryshme për nevojat të amvisërisë, pajisje për nevojat e bujqësisë etj.

    Këto ditë në Dibër anëtarët e familjes Musai udhëtuan për në portin e Durrësit për të marrë dërgesë nga SHBA-ja. Familjarët të kësaj familje na informuan se mërgimtarja Zana Musai e cila jeton në shtetin e Arizonës, u kishte lëshuar pajisje të ndryshme shtëpiake dhe gardërobë familjarëve e të saj në Dibër.

    “Kjo është hera e dytë që jemi të informuar nga të afërmit tonë në Arizonë se është bë një dërgesë me mallra të ndryshme dhe ajo ka arritur në portin e Durrësit. Nga porti i Durrësit jemi të informuar me telefon për dërgesën dhe datën se kur duhet ajo të merret. Shkuam në Durrës nëpërmjet rrugës së Arbrit dhe e morëm dërgesën. Taksat të transportit detar i kishin paguar tërësisht familjaret tanë të cilët jetojnë në Feniks të shtetit të Arizonës”, thanë anëtarët e familjes Musai.

    Ata na informuan se po të njëjtën ditë ka patur edhe dy familje të tjera dibrane të cilët kanë patur dërgesa nga Amerika nga të afërmit e tyre. Por, në Dibër flitet se gjatë vitit që kaloi ka patur shumë dërgesa për në Dibër pikërisht me transport detar. Këto ditë duke grumbulluar informatat rreth këtij transporti u informuam se poashtu gjatë vitit që kaloi nga SHBA-ja për nevojat të dy familjeve dibrane kanë arritur edhe dy anije motorike të cilët shfrytëzohen nga anëtarët në ujërat e liqenit të Dibrës. Burimet e njëjta na informuan se nga dita e lëshimit të dërgesës e deri tek arritja e saj në portin e Durrësit kalojnë mesatarisht një muaj e gjysmë.

    Mënyra e transportit pritet të rritet. Mërgimtarët dibranë thonë se në këtë mënyrë ndihmojnë familjarët e tyre meqë shumë pajisje në Amerikë mund të gjenden me çmime më të lira dhe meqë ju duhen familjarëve të tyre në Dibër ata pajisje në këtë mënyrë arrijnë më mirë. Normalisht avioudhëtimet kanë kufizime të ndryshme dhe transporti është shumë më i shtrenjtë. Tani paratë që janë përkrahje për familjarët merren nëpërmjet agjencive për transfer të parave, dërgesat të vogla bëhet nëpërmjet transportit ajror dhe tani dërgesat më të rënda praktikohen dhe sillen nëpërmjet transportit detar. Dibranët janë të kënaqur nga mënyrat e transportit. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Akuza, glorifikime etnike… gjuha politike e njëjtë

    Lajmi i rradhës

    Pse ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë – Çfarë ndodh në organizëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë