Alarmi për bombë në Teatrin Kombëtar ishte i rrejshëm

    Ministria e Punëve të Brendshme, para pak minutash, ka informuar se pas alarmit për bombë në qendër të Shkupit, ajo ka kryer të gjitha kontrollet dhe ka konstatuar se alarmi  për bombë ka qenë i rrejshëm dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për jetën e qytetarëve. Ndërkohë, sipas MPB-së, po merren të gjitha masat për të gjetur personin që ka shpërndarë këtë informacion të rrejshëm dhe që ka shkaktuar panik te qytetarët.

    Ndryshe, më herët lajmërua se ka bombë në Ministrinë e jashtme, por më pas rezultoi se alarmi për bombë ishte në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë.

    Lajmi Paraprak

    Grubi: BDI do të jetë në qeveri edhe në Zaevi tërhiqet nga posti i kryeministrit

    Lajmi i rradhës

    Talibanët ua kontrollojnë telefonat, afganët ankohen për keqtrajtime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë