Grubi: BDI do të jetë në qeveri edhe në Zaevi tërhiqet nga posti i kryeministrit

    Zëvendëskryeministri Artan Grubi, në programin “200” në Alsat ka deklaruar se BDI do të qëndrojë në Qeveri me LSDM-në, edhe nëse Zoran Zaevi vendos që të tërhiqet zyrtarisht edhe nga posti i kryeministrit. Grubi ka deklaruar se Ahmeti ka bërë marrëveshje me Zaevin për qeverisje 2020-2024.

    “Do ta respektojmë në përpikëri vullnetin e tyre, sepse është vendim sovran i Lidhjes Sociademokrate, por do të jetë vendim sovran edhe nëse propozojnë mandatar të ri në emër të Lidhjes Socialdemokrate, i cili do t’i prijë Qeverisë në vijim. Vlerësojmë që muajt ne vijim do të duhet të ketë pak tolerancë edhe nga ana e Lidhjes Socialdemokrate, në mënyrë që t[i rrumbullakojmë këto çështje që i përmendëm.16:59 Nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim të madh, në veçanti në aspektin programor, sepse ai është harmonizuar për 4 vjet.17:29 Ne jemi në këtë koalicion, shpresojmë deri në vitin 2024, pa marrë parasysh, kush nesër do të jetë kryeministër.”- deklaroi Grubi. 

    Lajmi Paraprak

    “Analistë e mendimtarë”, flisni e mos u dredhoni nën ritmet e politikës!

    Lajmi i rradhës

    Alarmi për bombë në Teatrin Kombëtar ishte i rrejshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë