Albin Kurti citon profetin Muhamed (Video)

    Kryeministri Albin Kurti përcolli vlerësime të larta për medresenë “Alauddin” në Prishtinë, një ndër institucionet arsimore më prestigjoze ndër vite në Kosovë, nga e cila kanë dalë figura të njohura islame, njëherësh dhe personalitete shoqërore në shumë fusha.

    Në 70-vjetorin e themelimit të kësaj medreseje, një aktivitet organizuat nga Bashkësia Islame e Kosovës, Kurti zbuloi njohjen e hershme me kreun e këtij institucioni, Naim Tërnava.

    “Me myftiun Naim Tërnava njihemi që nga shekulli i kaluar, për më shumë se një çerek-shekulli, nga koha kur medreseja ‘Alauddin’ ishte vendi i kuvendit, i kuvendit politik e kombëtar për rezistencë dhe për liri.

    Sot kur e shënojmë 70-vjetorin, përvjetorin jubilar të medresesë ‘Alauddin’, edhe myftiu Naim Tërnava, edhe unë, jemi mplakur pak, shumë më pak sesa vitet që kanë kaluar prej atëherë.

    Mirëpo pa dyshim se asnjë prej nesh nuk ka ndryshuar qëndrim për të mirën e përgjithshme, të shoqërisë e të kombit tonë, e gjithashtu nuk ka ndryshuar karakter të dashamirësisë për popullin të cilit duhet t’i shërbej pa rezervë e pa kursim”, tha i pari i qeverisë kosovare.

    Më pas, ai potencoi atë që ka parathënë Profeti Muhamed në lidhje me të qënit musliman këto kohë. (minuta 38)

    “Si një popull me shumicë myslimane, shqiptarët ditën ta ruajnë Islamin mes tyre edhe gjatë këtyre dekadave të fundit, kur për shkak të luftës globale kundër terrorizmit, të ishe mysliman ishte sikur ta mbaje një gacë në dorë, saktë ashtu siç kishte parashikuar profeti i Islamit, Muhamedi”, tha Albin Kurti. 

    Lajmi Paraprak

    E KONFIRMUAR: Liqeni i Dojranit, i Tikveshit dhe Berovës me ujëra shumë të ndotur

    Lajmi i rradhës

    Qeveria propozon ligj të ri për legalizimin e ndërtimeve pa leje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë