“Albin Kurti promovoi ‘Shqipërinë e Madhe’”- Vuçiç sulmon kryeministrin e Kosovës

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.

    “Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja dhe Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, tha Vuçiç në një intervistë për “TV Pink”.

    Vuçiç tha se emërtimi i një rruge në Çair me emrin e Adem Demaçit, është “skandaloze”.

    “Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit”, ka thënë Vuçiç, shkruan gazeta Koha.

    Lajmi Paraprak

    Problemi që shtetet kanë me vaping | Si të parandalohet konsumimi nga adoleshentët

    Lajmi i rradhës

    Muri i Berlinit, 10 gjëra që mund të mos i dinit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë