AUV paralajmëron kujdesin që duhet të kenë qytetarët e RMV-së gjatë temperaturave të larta

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) paralajmëron se rritja e paralajmëruar e temperaturave ditore, e cila sipas meteorologëve në disa rajone do të kalojë 40 gradë, rrit rreziqet e helmimit me ushqim dhe paraqet një rrezik të mundshëm edhe për shëndetin e kafshëve, përcjell Nistori.

    AUV i kujton qytetarët të blejnë ushqim nga vendet e inspektuara, ku produktet, veçanërisht ato që prishen lehtë me origjinë shtazore, ruhen në pajisjet ftohëse.

    “Të mos blihet dhe konsumohet ushqim me paketim të dëmtuar (të grimcuar, të fryrë ose të plasaritur), produktet e ftohura ose të ngrira të blihen në fund të blerjeve, ndërsa ushqimet që prishen lehtsë si mishi, qumështi, vezët dhe produkte të tjera, pas blerjes të mos ruhen kohë të gjatë në automjete dhe mjete të tjera transporti. Të mos blihen ushqime të ftohta ose të ngrira që prishen lehtë që ruhet jashtë frigoriferit. Në frigoriferë ushqimi të ruhet në temperaturë më të ulët se pesë gradë, edhe atë në raftet e sipërme ushqimi i gatuar, ndërsa në raftet e poshtme të papërpunuara. Frutat dhe perimet duhet të lahen mirë para përdorimit, rekomandon AUV.

    Sipas Agjencisë, nëse ushqeheni në objektet hotelierike, duhet pasur kujdes që ato të jenë operatorë me ushqim që kujdesen për higjienën dhe sigurinë dhe kanë një reputacion të mirë. Në objektet për ushqim të shpejtë të shmanget përdorimi i shtojcave që nuk qëndrojnë në frigorifer të tilla si: majonezë, keçap, krem sallata, salca.

    Lidhur me kafshët, Agjencia thekson se temperaturat e larta janë stres që mund të manifestohet me zvogëlimin e konsumit të ushqimit, rritjen e nevojës për ujë, zvogëlimin e prodhimit të qumështit dhe rritjen e dobët.

    Temperatura e trupit, shton ai, duhet të ulet me dush / spërkatje me ujë mesatarisht të ftohtë ose duke mbuluar kokën dhe qafën me një leckë të ftohtë dhe të lagur, por duhet pasur kujdes që kafsha të ftohet gradualisht. Kafshët duhet të kenë një sasi të mjaftueshme dhe qasje të vazhdueshme në ujë të freskët dhe të pastër dhe të qëndrojnë në hapësira të ajrosura. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    UEFA bllokon shfaqjen e ngjyrave të LGBTIQ+ në Allianz Arena – e quan si kontekst politik

    Lajmi i rradhës

    Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani një vakt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë