UEFA bllokon shfaqjen e ngjyrave të LGBTIQ+ në Allianz Arena – e quan si kontekst politik

    UEFA ka vendosur që Allianz Arena nuk mund të shfaq më ngjyrat e ylberit në mbështetje të komunitetit LGBTIQ + pasi beson se gjesti ka një kontekst politik.

    Gjermania pret Hungarinë në takimin në kuadër të Euro 2020 të mërkurën, mes raportimeve të parullave anti-LGBT + që shfaqen në Budapest në fillim të garës, ndërsa vendi javën e kaluar miratoi një ligj që ndalon shpërndarjen e përmbajtjes në shkolla që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë.

    Kryebashkiaku i Munihut, Dieter Reiter, me mbështetjen e kryeministrit të Bavarisë, Markus Soder, i bëri thirrje organit drejtues të futbollit evropian që të lejojë “një sinjal gjerësisht të dukshëm për kuptimin tonë të përbashkët të vlerave” dhe të “punojë prerazi dhe dukshëm për tolerancën dhe barazinë”.

    Sidoqoftë, UEFA e ka refuzuar kërkesën mbi bazën që ishte në përgjigje të ligjeve të reja në Hungari dhe propozoi datat alternative që stadiumi të shfaqte ngjyrat e ylberit.

    “Racizmi, homofobia, seksizmi dhe të gjitha format e diskriminimit janë një njollë në shoqëritë tona – dhe përfaqësojnë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet futbolli sot”, thuhet në një deklaratë nga UEFA.

    “Sjellja diskriminuese ka dëmtuar të dy ndeshjet edhe jashtë stadiumeve, po ashtu edhe ligjërimin online rreth sportit që duam”.

    “Sidoqoftë UEFA, përmes statuteve të saj, është një organizatë neutrale politikisht dhe fetarisht. Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese specifike – një mesazh që synon një vendim të marrë nga parlamenti kombëtar hungarez – UEFA duhet ta refuzojë këtë kërkesë”, thuhet më tej në deklaratë. 

    Lajmi Paraprak

    Simptomat e tiroides joaktive

    Lajmi i rradhës

    AUV paralajmëron kujdesin që duhet të kenë qytetarët e RMV-së gjatë temperaturave të larta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë