Çfarë duhet të dini sot rreth luftës në Ukrainë?

    Ushtarë ukrainas në Kiev | Fotografia: Sergei Supinsky/AFP
    • Ukraina ka thënë se mbi 30 raketa ruse kanë goditur një bazë për stërvitje ushtarake afër Polonisë – vend anëtar i NATO-s
    • Zyrtarët ukrainas kanë thënë se të paktën 35 persona janë vrarë dhe 134 janë plagosur pas sulmit në bazën në Javoriv
    • Kjo bazë ushtarake përdoret për t’u stërvitur me instruktorë të NATO-s
    • Aeroporti afër qytetit perëndimor Ivano-Frankvisk është goditur po ashtu
    • Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se 1,300 trupa ukrainase kanë vdekur prej shpërthimit të luftës
    • Banorët e Mariupolit është thënë se janë duke jetuar në temperatura të ulëta, pa rrymë dhe me pak ushqim, teksa trupat ruse avancojnë në qytet
    • Ukraina po ashtu pretendon se trupat ruse kanë qëlluar një konvoj me gra dhe fëmijë, të cilët kanë qenë duke u larguar nga Kievi. Zyrtarë ukrainas kanë thënë se shtatë persona kanë vdekur, mirëpo Moska nuk ka komentuar ende.

    Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

    Lajmi Paraprak

    Papa Françesku: Ndaleni masakrën në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    BP: Denari është stabil, këmbimi i tij është harxhim i panevojshëm për qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë