DASH mbështet hapjen e negociatave të RMV-së dhe Shqipërisë

    Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price është shprehur se SHBA mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

    “Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët europiane të aspirantëve”, shkruan Price në Twitter. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Macron: Maqedonia e Veriut meriton t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Union

    Lajmi i rradhës

    Uniforia | Topi zyrtar i Euro 2020 është gati të rrokulliset

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë