Dogana shfajësohet nga përgjegjësia për aferën e vajit të dëmshëm të importuar si mazut

    Administrata doganore u deklarua se është jokompetente për skandalin me mazutin. Prandaj, ata thonë se gjithçka që ka më shumë se 1% squfur nuk lejojnë të hyjë në vend, dhe parametrat e tjerë, siç është rasti i vajrave të importuar të përdorur, duhet të ishin zbuluar nga institucionet e tjera.

    Drejtoria e Doganave

    “Për të gjitha llojet e tjera të mallrave për të cilat parashikohen standarde të ndryshme të cilësisë, për cilësinë e mazutit, institucionet kompetente për zbatimin e kontrollit janë Ministria e Ekonomisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.”

    Të tjerët janë përgjegjës për cilësinë e mazutit.

    Ministria e Ekonomisë

    Inspektorati i Tregut dhe Mjedisit

    Dogana njoftoi se ata arritën në përfundimin se ndërmjet viteve 2018 dhe 2020 ka pasur raste të mallrave të deklaruara në mënyrë të parregullt, për të paguar tatime më të ulëta.

    Drejtoria e Doganave

    “Shumë importues dëshirojnë ti deklarojnë produktet e tyre si mazut, në vend të karburanteve të naftës, që të paguajnë akcizë më të ulët, sepse mazuti ka akcizë më të ulët se produktet e tjera të naftës.”

    Në vend të naftës, ata deklarojnë mazut për tatime më të ulëta

    Skandali i mazutit u transferua në Parlament, në seancën për pyetjet parlamentare. VMRO-DPMNE akuzoi se qeveria lejoi që qytetarët të helmohen.

    “A do të mbajë ndokush përgjegjësi, për këtë problem midis Qeverisë dhe biznesit?” Kush dhe sa miliona mori provizion, nga ky helmim dhe djegie e vajit të përdorur në Maqedoni? Ja, kanë kaluar më shumë se 7 ditë nga hetimi i njoftuar, dhe nuk ka rezultate, ose nëse ka janë të pjesshme. Sa njerëz kanë vdekur nga helmimi që shohim? Këtë helmim e ka dakordur Koço Angjushev në Qeveri- deklaroi Zoran Zaev

    Vaji i përdorur, që u importua sikur të ishte mazut, u përdor për ngrohjen e spitaleve dhe institucioneve të tjera shtetërore, dhe për djegie e ka përdorur ndërmarrja nga Velesi BRAKO e Angjushevit, por edhe kombinati i Kavadarcit, Euronikel. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit e Bërnjarcës detyrohen të mësojnë në Haraçinë

    Lajmi i rradhës

    Fëmijët dhe gratë, kategoritë më të rrezikuar nga trafikimi i qenieve njerëzore në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë