Nxënësit e Bërnjarcës detyrohen të mësojnë në Haraçinë

    Shkolla fillore periferike “Kërste Misirkov” në fshatin Bërnjarcë të komunës së Gazi Babës është nën dry. Në këtë shkollë mësojnë 7 shtatë në paralelet në gjuhën maqedonase dhe pas mbarimit të mësimit për këta nxënës shkolla mbyllet. Rreth 60 nxënës të tjerë që jetojnë në këtë fshat detyrohen që mësimet ti ndjekin në shkollat e Haraçinës, ku për të arritur bëjnë rrugë në këmbë deri në 3 kilometra.

    “Ne e kemi shkollën larg, duhet me kalu rrugën kryesore, na sulmojnë qentë. Më keq e kemi pas dimrit kur kishte borë”.

    “Dua të mësoj të shkolla afër shtëpisë”.

    Prindërit e fëmijëve janë të revoltuar që fëmijët e tyre nuk lejohen të mësojnë në shkollën e fshatit Bërnjarcë, pavarëishst se tashmë kanë dorëzuara dhjetëra kërkesa në komunën e Gazi Babës. Madje, kanë paralajmëruar bojkot nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje.

    “Lokali është me katër klasa edhe ka mundësi që të jenë edhe fëmijët e tanë aty, pse jo nji paralele . Ne jemi për bojkot, mos më I dërgu fëmijët në shkollë, sepse mendojmë se më e shtrenjtë është jeta se se arsimimi”.

    “Shumë vështirë është sepse po duhet me u angazhi me makinë ose në këmbë, kush të jetë I lirë ti sjellë. Ata janë të vegjël, duhet me kalu rrugën kryesore, ka shumë qenë endacak, frikohen, s’ka kush I sjell në shkollë. Shumë herë ka ndodhë, nuk kanë mund të vijnë çdo ditë në shkollë”.

    Drejtori i shkollës në Haraçinë ku tashmë mësojnë fëmijët e Bërnjarcës tha se kreu i Gazi Babës kurrë nuk ka shprehur interesim për këtë problematikë.

    “Duhet me ju ndihmu se është shumë larg, mbi 3 kilometra. Ne kërkojmë nga kryetari I komunës që vetëm objektin të na e lirojë”.

    Nga komuna Gazi Babë nuk iu përgjigjen thirrjeve të Alsatit për të dhënë sqarime për këtë çështje.

    Lajmi Paraprak

    Facebook me rregulla të përforcuara kundër personave të cilët shpërndajnë dezinformata

    Lajmi i rradhës

    Dogana shfajësohet nga përgjegjësia për aferën e vajit të dëmshëm të importuar si mazut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë