Dubai “rrëmben” edhe pishinën më të thellë në botë

    Aty ndodhet qiellgërvishtësi më i lartë në botë dhe qendra tregtare më e madhe në botë. Por tashmë, në Dubai ndodhet edhe pishina më e thellë në botë. Me 60 metra thellësi, pishina në fjalë – që ndodhet “Qendrën e Zhytjeve” në Dubai, rrëmben kështu vendin e parë, duke lënë pas pishinën “Deepspot” të ndërtuar në Poloni, që është 45 metra e thellë. Një tjetër pishinë pritet të ndërtohet së shpejti në Angli, por ajo do të duhet të kënaqet me vendin e dytë, pasi do të jetë vetëm 50 metra e thellë.

    Pishina e Dubait është e mbushur me 14 milionë litra ujë, volumi i nevojshëm për të mbushur 6 pishina olimpike dhe është të paktën 4 herë më e madhe sesa çdo pishinë tjetër në botë. Zyrtarisht, pishina mori titullin e më të thellës në botë nga Libri i Rekordeve Guinness, më 27 qershor.

    Pishina do të hapet për publikun më vonë gjatë këtij viti, por ndër të parët që e ka provuar është Princi i Kurorës, Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i pasionuar pas zhytjeve ekstreme.

    Temperatura e ujit do të jetë 30 gradë celsius në të gjitha nivelet, duke lejuar të gjithë që të zhyten me rroba banje, ose me një kostum të lehtë zhytjeje./A2CNN/

    Lajmi Paraprak

    Euro 2020: Historia e pozicionit jashtë loje, dhe debatet mbi shfuqizimin e këtij rregulli

    Lajmi i rradhës

    Ndalohet kalimi i punonjësve sezonalë drejt Maqedonisë së Veriut përmes Qafë-Thanës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë