Ekspertët gjermanë ende nuk kanë arritur në Tetovë për të hetuar rastin me zjarrin në spitalin modular

    Foto: Emir H

    Edhe sot, katër ekspertët gjermanë nuk erdhën në RMV për të hetuar shkakun e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, në të cilin humbën jetën 14 persona dhe 12 u lënduan, përcjell Nistori.

    “Sot nuk kanë mbërritur katër ekspertët. Ne presim që ata të mbërrijnë këto ditë”, tha sot zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski në një konferencë për shtyp.

    I pyetur se deri ku ka arritur hetimi, duke marrë parasysh se kanë kaluar disa ditë që atëherë, Arsovski udhëzoi gazetarët që të kërkojnë përgjigje nga organet kompetente hetimore në vend, të cilat veprojnë në mënyrë të pavarur nga ekzekutivi.

    “Ne gjithashtu bëjmë thirrje tek autoritetet që të përfundojnë hetimin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Arsovski.

    Gazetarët u interesuan gjithashtu nëse dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani janë reale dhe sa larg është vendimi i kryeministrit Zaev për dorëheqjet e tyre.

    “Dorëheqjet e ministrit Venko Filipçe dhe zëvendësministrit Ilir Hasani, të cilat u njoftuan përmes një konference për shtyp të ministrit dhe nëpërmjet statusit në Facebook të deputetit, i janë dorëzuar kryeministrit Zaev dhe janë të arkivuara dhe ato nuk tërhiqen nga këto dorëheqje. Kryeministri tashmë ka njoftuar se do të marrë vendimin e tij pasi të përcaktohen nëpërmjet çështjes që po zhvillohet për rastin dhe ne presim që kjo të ndodhë në periudhën e ardhshme. Edhe kryeministri gjithashtu apeloi tek autoritetet kompetente që të përfundojnë hetimin sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Arsovski.

    Në pyetjen për ndërtimin e ndërprerë të tre spitaleve modulare, Arsovski tha se ata janë duke e kontrolluar këtë informacion. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Angela Merkel, një zonjë e madhe në nivelin e kombit që përfaqëson

    Lajmi i rradhës

    Ngecje në zbatimin e reformave në gjyqësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë