Franca voton për ndalimin e hixhabit në garat sportive

    Senati francez ka votuar në favor të ndalimit të veshjes së hixhabit në garat sportive, me argumentin se neutraliteti është një kërkesë në fushën e lojës, njofton Aljazeera, përcjell Nistori.

    Dhoma e lartë legjislative franceze të martën vonë votoi në favor të amendamentit të një ligji të propozuar që përcakton se veshja e “simboleve fetare të dukshme është e ndaluar” për pjesëmarrje në ngjarje dhe gara të organizuara nga federatat sportive.

    Në tekstin e tyre, senatorët thonë qartësisht se amendamenti synon të ndalojë “mbajtjen e mbulesës në garat sportive”. Ata shtuan se shamitë mund të rrezikojnë sigurinë e atletëve që i mbajnë kur praktikojnë disiplinën e tyre.

    Amendamenti, i propozuar nga grupi i krahut të djathtë Les Republicains dhe i kundërshtuar nga qeveria franceze, u miratua me 160 vota pro dhe 143 kundër. Një komision i përbërë nga anëtarë prej Senatit dhe dhoma e ulët tani duhet të mblidhet për të gjetur një kompromis mbi tekstin përpara se të publikohet, që do të thotë se amendamenti mund të fshihet.

    Është e paqartë nëse ndalimi do të zbatohet për Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Komiteti Organizativ Olimpik nuk është përgjigjur menjëherë kërkesës për koment.

    Votimi erdhi një vit pasi ligjvënësit në Dhomën e ulët të parlamentit francez miratuan një projekt-ligj për të forcuar mbikëqyrjen e xhamive, shkollave dhe klubeve sportive në një përpjekje për të mbrojtur Francën nga “islamistët radikalë” dhe për të promovuar “respektimin e vlerave franceze” – një nga projektet historike të presidentit Emmanuel Macron.

    Franca është goditur nga disa sulme vitet e fundit. Por kritikët e shohin gjithashtu ligjin si një dredhi politike për të joshur krahun e djathtë në partinë qendrore të Macron-it përpara zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.

    Në amendamentin e tyre, senatorët thonë se çdo qytetar është i lirë të ushtrojë fenë e tij ose të saj, por këmbëngulën se duhet të përmbahen nga parashtrimi i dallimeve të tyre.

    “Sot, është legale mbajtja e simboleve fetare dhe është e nevojshme që shteti të përcaktojë qartë rregullat”, thuhet në amendamentin e votuar nga senatorët. Nëse veshja e mbulesës nuk është e ndaluar në mënyrë eksplicite, ne mund të shohim shfaqjen e klubeve sportive të komunitetit që promovojnë disa shenja fetare.”

    Federata franceze e futbollit tashmë i ndalon gratë të mbajnë hixhabin në ndeshjet zyrtare, si dhe në garat që ajo organizon. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    SHTYRJA E GJYSMËVJETORIT – profesorët me kritika: Ajo që më pak iu duhet nxënësve është vazhdimi i pushimit dimëror

    Lajmi i rradhës

    Konsumimi i kivit bashkë me lëkurë – zbuloni të vërtetën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë