SHTYRJA E GJYSMËVJETORIT – profesorët me kritika: Ajo që më pak iu duhet nxënësve është vazhdimi i pushimit dimëror

    Gazetar | Emir Hamzi

    Shtyrja e gjysmë vjetorit të dytë shkollor është kritikuar ashpër nga profesorë universitar dhe të shkollave të mesme. Ajo që më pak iu duhet nxënësve në këtë gjysmëvjetorë është vazhdimi i pushimit dimëror i cili u bë pa ndonjë arsye të rëndësishme, kështu vlerësojnë pë Nistorin profesorët e Gjimnazit të Tetovës.

    Sipas tyre, vendimi i qeverisë është i paarsyetuar, sepse gjendja me pëhapjen e virusit nuk është më e rrezikshme se në pjesën e gjysëmvjetorit të parë. Ky vendim është pargmatik, por aspak i favorshëm për nxënësit dhë arsimtarët.

    “Koha që humb nuk kompenzohet, ajo ka humbur përgjithmonë, sepse koha nuk kthehet mbrapa, ajo njeh vetëm një drejtim: përpara. E dyta: Qeveria nuk tregoi çfarë shkurtimesh të përmbajtjes së Programit duhet të bëjnë arsimtarët. Thjesht as që do t’ia dijë për gjëra të tilla. Arsimi s’ka qenë prioritet i Qeverisë ndonjëherë në këto tri dhjetëvjetëshat e fundit. Kështuqë, gjithçka ngelet në ndërgjegjen e arsimtarëve dhe nxënësve të cilët i kanë caktuar vetes e punës ideale e objektiva. Për të gjithë të tjerët, arsimi është një lojë (në kuptimin e mospërmbushjes së personalitetit njërëzor me përmbajtje të kuptimshme, dmth. në kuptimin e keq të fjalës) me dalë prej shpie, me u sjellë rreth shkolle e në shkollë e me u kthy në shtëp”, deklaron Hashim Baftiari – profesor në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”.

    Profesoresha Lulzime Xhelili Lazami e cila ligjëron poashtu në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq” shtyrjen e gjysmëvjetorit e vlerëson si të pabazë dhe jo të nevojshëm. Ajo që më pak iu duhet nxënësve në këtë gjysmëvjetorë është vazhdimi i pushimit dimëror i cili u bë pa ndonjë pretekst të rëndësishëm.

    “Deri tash nuk kam dëgjuar apo lexuar diku që në këtë përfundim kanë ardhur mjekë, pediatër apo komisione shëndetësore të cilët dijnë drejtë të vlerësojnë që nxënësit duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi se u rrezikohet shëndeti. Madje as nisma apo kërkesa nga prindërit apo mësimdhënësit nuk ka pasur për të njëjtën. Prandaj këtë shtyrje të këtij gjysëmviti e vlerësoj të pabazë dhe jo të nevojshëm. Kthimi i nxënësve nga mësimi në distancë në mësim me prezencë fizike na kushtoi të gjithëve, por mbi të gjitha këtë çmim të lartë e paguajtën nxënësit, të cilët kanë pasur jashtëzakonisht sukses më të dobët krahasuar me vitet tjera. Filloristët harruan shkrim-leximin, harruan numërimin, adoleshentët harruan dhe humbën dëshirën për të dëgjuar arsimtarin apo profesorin. Ata humbën sensin e të qenurit nxënës dhe dëshirën për të mësuar. Prandaj mendoj dhe vlerësoj qe Ministria e Arsimit jo vetëm që nuk u dashtë të bëjë këtë gjë, por përkundrazi u dashtë që të hartojë metoda të ndryshme sesi kthimin e nxënësve ta bëjë më të lehtë duke trajnuar profesorët për një gjë të këtillë me seminare të ndryshme apo duke angazhuar persona profesional si psikologë apo pedagogë të shumtë nëpër shkolla që do të ndihmojnë nxënësit të arrijnë suksese të lartë dhe do ta ndihmojnë procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies ashtu si duhet. Teket dhe truqet e të paditurve dhe të atyre pa përvojë në lëminë e arisimit nuk duhet t’i paguajnë fëmijët tonë”, deklaron Xhelili për Nistori.

    Mësimi onlajn si e keqja më e vogël

    Profesori universitar Artan Limani thotë që sistemi jonë arsimor nuk është i përgatitur të zhvillojë as mësim bazik online, e mos të flitet për mësim të mirëfilltë online. Një sfidë tjetër e mësimit online në RMV është se shkathtësitë e mësimdhënësve janë larg klasave digjitale apo ato online.

    “Të gjitha studimet e bëra ne vendin tonë për efikasitetin e mësimit online treguan që sistemi jonë arsimor nuk është i gatshëm të zhvillojë as mësim bazik online, lëre më mësim të mirëfilltë online. Edhe pse garnitura e ministrisë së arsimit që shkoi pohon që ka ndodhur njëfarë digjitalizimi në shkolla, i njëjti është inekzistent në shkollat në vendet rurale, por edhe në shumë shkolla në vende urbane. Një gjë duhet të kemi parasysh se edhe po të kishte ndodh një digjitalizim i shkollave me standard botëror, ne përsëri do të ballafaqoheshim me probleme sa i përket mësimit online pasi që mësimdhënesit tanë nuk janë trajnuar në menyrë sistematike për të implementuar orë mësimore nga largësia, qoftë në mënyrë të sinkronizuar e qoftë të asinkronizuar, duke e patur nxënësin në qender. Këtë e them për shkak se mësimdhënesit mësuan shumë nga praktika që e patën gjatë mbylljes së parë të shkollave dhe mësimit online, por kjo nuk plotëson standarde të pedagogjisë digjitale që ne duhet të kemi në shkollat tona”, thekson Limani.

    “Unë nuk jam aspak kundër mësimit online, apo më mirë thënë, mesimit digjital, pasi që ne jetojmë në një kohë të revolucionit digjital dhe në klasa kemi nxënës të cilët janë autokton në botën digjitale, mirëpo nga ana tjetër shkathtësitë e mësimdhënësve janë larg asaj që ne duhet të kemi në klasat digjitale apo ato online. Të gjithë shkollat tona, edhe në kushte normale, duhet të organizojnë të paktën 30 për qind të lëndëve edhe në format digjital. Për këtë nevojitet një plan strategjik të dizajnuar nga ekspertë të cilët paraprakisht duhet ta studijojnë sistemin arsimor”.

    Profesoresha Lulzime Xhelili Lazami nga ana tjetër shprehet për mësimin online, sepse të paktën kjo formë e mësimit do të ishte e keqja më e vogël.

    “Nëse me të vërtetë do të duhej të rrinin nxënësit edhe shumë ditë të tjera larg shkollës, atëherë parashtrohet pyetja pse nxënësve nuk iu dha mundësia e një “të keqje” më të vogël. Pse nxënësit nuk patën mundësinë të mbajnë mësim online kur e dijmë që shkollat kanë pajisje për mësim online, duke përfshirë kompjuterët në çdo klasë dhe internetin në shkolla! Apo dhe kjo mundësi nuk është e përshtatshme, sepse janë “zhdukur” pajisjet e mësimit online dhe interneti në shkollë? Vallë mos ishim të papërgaditur si dikur që në mes dimrit na zinte bora në befasi?!

    Statistikat tregojnë nivel shumë të ulët të nxënësve të infektuar, shkollat duhet të hapen

    Kujtojmë opinionin që Maqedonia e Veriut kishte mbylljen më afatgjate të shkollave në rajon gjatë pandemisë. Ndryshe gjatë muajit të fundit të mësimit, të dhënat tregojnë nivel shumë të ulët të nxënësve të infektuar, me vetëm 0,01% raste të reja te nxënësit dhe 0,03% tek mësimdhënësit. Për dallim nga dy javë më herët kur shkollat ishin të mbyllura për pushimet dimërore, numri i të infektuarve u rrit për 4 herë më shumë. Sipas UNICEF këta të dhëna duhet të shërbejnë për hapjen e shkollave me qëllim që nxënësit të ndjekin mësim me prani fizike dhe në kohë.

    “Është e qartë se interesi më i mirë i nxënësve është që shkollat të jenë të hapura dhe kjo duhet të jetë prioritet në gjithë vendin. Rreziqet me të cilat fëmijët përballen kur janë jashtë shkollave edhe më tej janë rreziqet më të mëdha se Brenda shkollave. Vitit 2022 nuk guxon të jetë edhe një vit I shkatërrimit të mësimit. Duhet të jetë vit në të cilin arsimi dhe interesi I nxënësve të jetë e rëndësisë së parë”, tha Patricia Di Xhovani, UNICEF Maqedoni. (sink. 19 janar)

    Lajmi Paraprak

    Dendias: Greqia ndjen “një detyrë të madhe morale për të ndihmuar të gjithë rajonin t’i bashkohet Europës”

    Lajmi i rradhës

    Franca voton për ndalimin e hixhabit në garat sportive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë