G7: Rusia do të ketë pasoja “të mëdha” ekonomike

    Ministrat e financave të grupit G7 paralajmëruan Rusinë për pasoja “të mëdha” ekonomike, nëse vendos që ta pushtojë Ukrainën.

    G7 po ashtu premtoi ndihmë për ekonominë ukrainase.

    “Grumbullimi i vazhdueshëm ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës është shkak për shqetësim të madh. Ne, ministrat e financave të G7-ës, theksojmë gatishmërinë tonë për të reaguar menjëherë dhe në mënyrë të vendosur për të mbështetur ekonominë ukrainase”, u tha në deklaratën e përbashkët.

    “Çdo agresion i mëtejmë nga Rusia ndaj Ukrainës do të pasohet me përgjigje të shpejtë, të koordinuar dhe të fuqishme”, thanë ministrat e G7-ës.

    “Ne jemi të përgatitur që bashkërisht të vendosim sanksione ekonomike dhe financiare, të cilat do të jenë masive dhe do të shkaktojnë pasoja të menjëhershme ndaj ekonomisë ruse”, u tha në deklaratë.

    Në G7 bëjnë pjesë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

    Sipas inteligjencës amerikane, Rusia ka grumbulluar 130,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës dhe ka vendosur armatime të avancuara. Perëndimi thotë se grumbullimi mund të jetë përgatitje e Moskës për ta pushuar Ukrainën, por Kremlini mohon se ka plane të tilla. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Ngrohja globale e pranishme në RMV, temperaturat e vitit të kaluar ishin mbi mesataren (Infografik)

    Lajmi i rradhës

    A mund të bëjë OKB-ja më shumë për krizën Rusi-Ukrainë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë