Historia e ‘gazetarëve’ spiunë rusë nëpër vende të botës

    Raste të përfshirjes së gazetarëve rusë në veprimtari spiunazhi, janë të njohura në të gjitha vendet e botës.

    Agjencitë e inteligjencës së vendeve perëndimore kishin paralajmëruar se organizatat mediale nuk duhet të përjashtohen nga ligjet e ndërhyrjes së jashtme, për shkak se shërbimet ruse do të rekrutojnë edhe gazetarë për të shfrytëzuar boshllëqet e tyre.

    Një rast i ngjashëm kishte ndodhur në Britani të Madhe në muajin nëntor të vitit 2018, kur një ekuipazh i televizionit rus u kapën duke spiunuar pranë selisë kryesore të Shërbimtit sekret të Mbretërisë së Bashkuar.

    Gazetari rus Timur Siraziev dhe një kameraman u panë duke filmuar fshehurazi pranë rrethojave të sigurisë me tela gjemborë, 25 metra larg bazës së sigurisë së lartë “Brigada 77”, në Berkshire.

    Tjetër rast kishte ndodhur edhe në Turqi në vitin 2020, kur dy spiunë rusë, të maskuar si gazetarë, u kapën në Stamboll afër një objekti që prodhonte dronë pa pilotë dhe automjete luftarake të armatosura.

    Alexei Petrushko dhe kameramani Ivan Malyshkin, u arrestuan ndërsa ishin duke xhiruar pranë objekteve të mbrojtjes të kompanisë turke “Baykar.

    Raste tjera kur gazetarët rusë u depërtuan dhe ndaluan në vende të ndryshme janë të shumta, kur autoritetet e sigurisë konsideronin se ata përbëjnë rrezik për siguritë kombëtare të vendeve të tyre.

    Për shembull, gazetarja ruse Olga Kurlaeva është depërtuar nga Letonia në muajin janar të vitit 2018, me akuzën e rrezikimit të sigurisë kombëtare të Letonisë. Pas saj është depërtuar edhe bashkëshorti i saj, Anatoly Kuralev, me akuzën e njëjtë.

    Me akuza të njëjta, edhe Moldavia kishte depërtuar gazetarin rus Anatoly Lyubimenko në vitin 2017.

    Në të njëjtin vit dhe me akuza të njëjta, edhe dy gazetarë të tjerë rusë, Marina Safronova dhe Alexei Samolyotov, nuk u lejuan të hynin në territorin e Moldavisë dhe u deprtuan nga kjo e fundit.

    Frekuentimet e gazetarëve rusë pranë zonave ushtarake ose zonave “të nxehta” nuk janë të rralla. Në tetor të vitit 2016, disa shtetas rusë, në mesin e tyre edhe Belous, janë ndaluar nga policia pasi u panë duke filmuar bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. Ata janë prezantuar si gazetarë, pjesë e televizionit rus “Kanal 5” me seli në Shën Petersburg dhe kishin për qëllim realizimin e një filmi dokumentar mbi pasojat që sjell anëtarësimi në NATO i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Në të njëjtin vit, gazetari i njëjtë, Sergei Belous së bashku me gazetaren tjetër ruse Oksana Sazonova, u arrestuan në Kosovë me dyshimin se kishin hyrë ilegalisht në vend, derisa janë kapur duke filmuar kishat ortodokse serbe në Kosovë. Ata u gjobitën me nga 200 euro dhe u ndaluan të hynin në Kosovë për pesë vitet e ardhshme.

    Pas përfundimit të afatit të ndalimit të hyrjes në Kosovë, Sergei Belous, përsëri ka tentuar të futet në Kosovë, së bashku me një gazetarë tjetër rus dhe bjellorus dhe se me vete kishin pajisje të dyshimta dhe se kishin qëllim infiltrimin në protestën e organizuar nga serbët në veriun e Kosovës, me qëllim të pengimit të zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve. 

    Lajmi Paraprak

    Albin Kurti është duke ndërmarrë atë që duhej ta bënin burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Kur “vret” babën!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë