Kina, si po i nënshtron vendet e pazhvilluara përmes kurthit të borxheve?

    Rritja ekonomike e Kinës në dekadat e fundit ka trazuar jo pak botën perendimore. Pyetja që shtrohet çdo ditë e më shumë në shtetet europiane, e pa dyshim edhe në ShBA është sesi do të ndikojë kjo fuqi ekonomike e Kinës në sistemin ndërkombëtar? Para së gjithash, çfarë raporti do të ndërtojë Kina me fqinjët në Azinë e Largët, Afrikën, Lindjen e Mesme, Europën dhe Ballkanin?!

    Siç e dimë, Kina është një shtet i deklaruar komunist, ku i gjithë pushteti politik ushtrohet nga Partia Komuniste Kineze, por që, nga fundi i viteve të 70-ta të shekullit të kaluar ka aplikuar një politikë të çuditshme të kapitalit privat.

    Sot, kur po flasim, Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë, pas asaj të ShBA, me një projeksion të mundshëm që të kalojë në vendin e parë brenda një dekade. Sidoqoftë, edhe si ekonomia e dytë në botë, Kina sot paraqet një sfidë të madhe për ShBA dhe përgjithësisht për shtetet perendimore.

    Një garë politike, ekonomike e ushtarake mes ShBA dhe Kinës, natyrshëm që do të përfshinte edhe Bashkimin Evropian, sado që ky i fundit mund të mos e pëlqej një gjë të tillë. Në 100 vjetroin e Partisë Komuniste, Kina i tregoi “muskujt” botës duke ua tërhequr vërejtjenfuqive të mëdha që t’mos tentojnë të ndikojnë në vendin që po i bëhet rivali kryesor dhe shumë serioz SHBA-së. Madje, tashmë është realitet se Kina nëpërmejt kredive, po dominon në gjithë Kontinentin e Afrikës, ndërsa po shtrin ndikimin e saj edhe në Ballkanin e trazuar.

    Lajmi Paraprak

    U premtohet vazhdimi i kontratave të punës punonjësve shëndetësorë

    Lajmi i rradhës

    Krizë energjetike në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë