Macron përballë Le Pen në rrethin e dytë

    Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen janë dy kandidatët që do të përballen me njëri-tjetrin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, sipas rezultateve të deritanishme.

    Procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale në Francë u mbyll në orën 20:00. Exit poll-et e para nxjerrin në avantazh presidentin aktual Emmanuel Macron.

    Sipas rezultatit paraprak, Macron ka marrë 28.1% të votave, i ndjekur nga rivalja e tij, Marine Le Pen me 23.3% të votave.

    Exit Poll i publikuar nga televizioni francez

    Me të dalë rezultatet e para, mbështetësit e Macron dhe Le Pen kanë nisur festën, teksa janë më të sigurt se po shkojnë drejt raundit të dytë të zgjedhjeve. Mbështetësit e Le Pen janë më optimistë, teksa ajo ka arritur rezultatin më të lartë nga tre fushatat presidenciale ku ka qenë e përfshirë.

    Ndjesi gëzimi dhe lehtësimi u reflektuan te mbështetësit e Macron. Teksa valëvisin flamujt francezë dhe të BE-së në seli, ata thonë se janë të kënaqur udhëheqjen e deritanishme të Macron dhe me rezultatet e këtyre zgjedhjeve.


    Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme, pjesëmarrja në votime ka arritur në 65 për qind deri në orën 17:00 me orën lokale, shifër kjo më e ulët se në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017 (69,42%). Një arsye për pjesëmarrjen e ulët është fushata që nisi me vonesë, pjesërisht për shkak të pandemisë së Covid 19 dhe së fundmi për shkak të luftës në Ukrainë

    Njëmbëdhjetë politikanë, përfshirë një komunist e deri te kandidatët kundër emigracionit të së djathtës ekstreme po kërkojnë të rrëzojnë presidentin aktual, Emmanuel Macron që kërkon të bëhet presidenti i parë francez në 20 vite që rizgjidhet në këtë post. Garën më të fortë ai e ka me Marine Le Pen.

    Nëse një nga kandidatët merr mbi 50% të votave, nuk do të ketë raund të dytë, në të kundërt (ajo që ka më shumë mundësi të ndodhë), dy kandidatët që do të marrin më shumë vota se të tjerët, do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve në 24 prill.

    Lajmi Paraprak

    Familja e Muamer Zukorliqit pretendon se ai është helmuar

    Lajmi i rradhës

    Escobar e thotë se kush është shteti më i korruptuar në Ballkan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë