Escobar e thotë se kush është shteti më i korruptuar në Ballkan

    I dërguar special i SHBA, Gabriel Escobar ka theksuar edhe njëherë se orientimi i Ballkanit Perëndimor duhet të jetë drejt Bashkimit Europian, si e vetmja mënyrë për të arritur begati ekonomike dhe demokraci funksionale.

    Lufta në Ukrainë ka rikthyer më shumë se kurrë vëmendjen edhe nga gjashtë vendet e gadishullit, të cilat janë ende të trazuara nga konfliktet etnike dhe nacionaliste.

    Escobar u shpreh e ndikimi rus në Ballkan është diçka e së shkuarës, ndërsa Europa është më e bashkuar se kurrë.

    Për televizonin kroat N1, Escobar u shpreh se Europa bën mirë t’i hapë derën gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor“brenda një kohe të arsyeshme”, ndërsa u ndal edhe te Serbia, duke u shprehur se “ajo është më e interesuar për marrëdhëniet me Europën, sesa me lindjen” dhe “se ka bërë hapa pozitivë në këtë drejtim duke hapur kapituj të rinj për negociatat.”

    Escobar nuk ngurroi të fliste hapur edhe për korrupsionin. Sipas tij, Bosnja është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe pasojat e kësaj po i vuajnë qytetarët.

     “Nëse shikoni problemet që ka Bosnjë-Hercegovinë, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa pasur lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit largohen. Nëse shihni analizat e Transparency International, ato tregojnë se Bosnjë-Hercegovina është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe thuajse më i korruptuari në Evropë. Pra është problem urgjent”,

    Vitin e kaluar, Departamenti i Shtetit e ka shpallur liderin e entitetit serb në Bosnjë, Milorad Dodik, si person non-grata për korrupsion madhor. Dodik ka shprehur hapur ambiciet e tij për të shkëputur Republikën Srpska nga Bosnja duke shkelur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e Dejtonit, ndërsa ka refuzuar sanksionet amerikane. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Macron përballë Le Pen në rrethin e dytë

    Lajmi i rradhës

    “Malisheva”: Jemi të zhgënjyer me mospërkrahjen e Kosovës, do ta padisim shtetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë