Mestola: Ne nuk po reagojmë mjaft shpejt për Ukrainën

    Fotografia: Marian Kushnir/REL

    Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola tha se sulmet me raketa në një stacion treni në Kramatorsk dhe sulme të tjera ndaj civilëve në Ukrainë janë “krime ndërkombëtare lufte që po kryhen kundër njerëzve sovranë që thjesht po luftojnë për demokracinë dhe për vendin e tyre”.

    Duke folur për CNN-në të premten, Metsola tha se Europa nuk po jep pajisje, ndihmë financiare ose ndihmë logjistike mjaftueshëm shpejt, “dhe na takon ne sot, në këto orë, të ngrihemi për t’u numëruar dhe për të mos kthyer shpinën”.

    Ajo tha gjithashtu se Europa po e financon këtë luftë “drejtpërsëdrejti apo tërthorazi” dhe duhet të marrë përgjegjësinë për të mos vepruar më herët për të ndaluar luftën.

    “Pse e kemi strehuar Putinin, familjen e tij, oligarkët dhe të gjithë njerëzit që e mbështesin atë në Evropën tonë duke u shitur atyre pasaportat tona, shtetësinë tonë? Duke i lejuar ata të fshehin paratë e tyre në vendet tona. Dhe ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më”, tha ajo.

    Kur u pyet për kandidaturën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, Metsola tha “për parlamentin, është e qartë. Vendi për Ukrainën është në Evropë”. 

    Lajmi Paraprak

    Aktori Will Smith pezullohet për 10 vite nga Oscar

    Lajmi i rradhës

    Sulejman Rexhepi: Muhamed Zeqiri ka qenë servil i qarqeve kundër shqiptare dhe kundër islame

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë