Aktori Will Smith pezullohet për 10 vite nga Oscar

    Aktori Will Smith është pezulluar për 10 vite nga Oscars, pas shuplakës që i dha kolegut të tij Chris Rock.

    “Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë” , sipas Presidentit të Akademisë, David Rubin dhe CEO-s Dawn Hudson.

    Vendimi u mor gjatë një takimi të Bordit të Guvernatorëve të mbajtur më herët gjatë ditës në Los Anxhelos.

    Takimi, i planifikuar fillimisht për 18 prill, u përshpejtua pasi Smith njoftoi dorëheqjen nga nga akademia javën e kaluar.

    “Oscar-i i 94-të duhej të ishte një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar; megjithatë, ato momente u errësuan nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme që pamë nga z. Smith në skenë. “

    “Gjatë transmetimit tonë televiziv, ne nuk e trajtuam në mënyrë adekuate situatën. Për këtë, na vjen keq. Kjo ishte një mundësi për ne që të japim shembull për mysafirët tanë, shikuesit dhe familjen tonë të Akademisë në mbarë botën, dhe ne dështuam të papërgatitur për ngjarjen të paprecedentë.”

    Dorëheqja e Smith do të thotë se ai nuk është më pjesë e trupit të votimit të Akademisë, por kjo nuk e pengon fituesin e Oskarit të nominohet në të ardhmen.

    Aktori goditi Rock-un teksa komediani ishte në skenë duke prezantuar në Oscar më 27 mars, pasi Rock bëri shaka me flokët e bashkëshortes së Smith, Jada Pinkett Smith. Pinkett Smith vuan nga rënia e flokëve për shkak të sëmundjes së alopecisë. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Drogë me dron nga Malësia e Madhe në Mal të Zi

    Lajmi i rradhës

    Mestola: Ne nuk po reagojmë mjaft shpejt për Ukrainën

    Lajme tjera

    Thënie nga Umbero Eco

    “Ne kemi një limit, një limit shumë shkurajues dhe poshtërues: vdekjen.” “Tani kam arritur në përfundimin se e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë