Nga 28 qershori Italia heq maskën në ambientet e jashtme

    Italia do të heqë detyrimin e mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme duke filluar nga 28 qershori, sipas një njoftimi nga ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza.

    “Nga 28 qershori, askush nuk do të mbajë më maska në ambientet e jashtme,” njoftoi Speranza përmes llogarisë së tij në Twitter.

    Por maska do të jetë e detyrueshme në rast të tubimeve apo ngjarjeve të mëdha. Të hënën, 28 qershor, të gjitha rajonet e Italisë pritet të jenë “të bardha”, sipas ekspertëve.

    Italia, vendi i parë në Europë ku u raportua rasti i parë i Covid-19 ka regjistruar deri më tani 127,291 viktima  dhe 4.25 milion raste.

    Vendi ka vaksinuar  30% të popullsisë mbi 12 vjeç.

    Lajmi Paraprak

    Krijohet molekula që zhduk simptomat e sëmundjes Parkinson

    Lajmi i rradhës

    Faleminderit, por nuk e dua! Kur Zhan Pol Sartri refuzonte Çmimin Nobel

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë