Riinfeksioni nga Kovid: a përballohet më lehtë?

    Raportet anekdotike të riinfeksionit Covid në Mbretërinë e Bashkuar po rriten, duke përfshirë njerëz që dalin pozitivë me vetëm disa javë diferencë gjatë muajit dhjetor dhe janar, ose që kanë pasur virusin tre ose edhe katër herë. Fëmijët gjithashtu po shihen si kategori të riinfeksionit. Ne i hedhim një vështrim shkencës pas infeksionit nga Covid-19 disa herë, shkruan TheGuardian, përcjell Nistori.

    Çfarë është riinfeksion?

    Shifrat e riinfeksionit priren t’i referohen zbulimit të një infeksioni të dytë ose të mëpasshëm Covid, pavarësisht nga varianti i përfshirë. Rreziku i riinfeksionit varet nga një sërë faktorësh: për shembull, të dhënat sugjerojnë se ai është më i lartë tek njerëzit e pavaksinuar dhe potencialisht tek ata, infeksioni i mëparshëm i të cilëve ishte më i butë me një përgjigje më të ulët imune.

    Varet gjithashtu nga varianti – një ekspert tha se rreziku i riinfektimit me Omicron menjëherë pas një infeksioni të parë Omicron do të ishte më i ulët se Delta e ndjekur nga Omicron – dhe sa kohë më parë dikush është vaksinuar. Ekspertët thonë se doza ndaj së cilës dikush është i ekspozuar mund të jetë gjithashtu e rëndësishme.

    Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (ASShMB) e përdor përkufizimin e një riinfeksioni të mundshëm si një rast 90 ditë ose më shumë pas një infeksioni të mëparshëm të konfirmuar nga Covid, pjesërisht, sepse përjashton ata që thjesht e largojnë virusin për më gjatë pas infektimit.

    Sa riinfeksione ka pasur?

    Sipas shifrave më të fundit për Anglinë nga ASShMB, nga fillimi i pandemisë deri më 9 janar të këtij viti ka pasur 425,890 riinfeksione të mundshme, me 109,936 të gjetura në javën që përfundoi më 9 janar, që përbën pothuajse 11% të të gjitha rasteve në atë javë.

    Shumë pak riinfeksione të mundshme “konfirmohen” pasi kjo kërkon sekuencë gjenetike. Për më tepër, me pak njerëz në komunitet që kanë akses në teste në valën e parë, shumë infeksione të para mund të mos jenë numëruar.

    “Me kombinimin e të qenit dy vjet në pandemi, disa raunde antitrupash që po pakësohen, dy valë të mëdha evazioni imunitar nga Delta dhe më pas Omicron, ka një riinfeksion mjaft të shfrenuar”, tha profesor Danny Altmann, profesor i imunologjisë në Kolexhin Imperial të Londrës.

    A është më i lehtë riinfektimi nga disa variante?

    Me pak fjalë, po. Sipas shkencëtarëve në KIL, duke marrë parasysh një sërë faktorësh, Omicron u shoqërua me një rrezik 4.38 dhe 6.63 herë më të lartë të rrezikut të riinfeksionit, krahasuar me Delta.

    Ekipi shton se kjo do të thotë se mbrojtja nga infektimi me Covid-19, i ardhur nga një infeksion i mëparshëm brenda gjashtë muajve të fundit, ka rënë nga rreth 85%, përpara se të shfaqej Omicron, diku midis 0% dhe 27%. Rënia nuk është befasuese duke pasur parasysh se Omicron ka “aftësinë” për të shmangur përgjigjet imune të trupit në një shkallë të konsiderueshme.

    A ndodhin riinfeksionet nga Omicron në një hapësirë ​​më të shkurtër kohore?

    Potencialisht, po. Të dhënat nga ASShMB tregojnë se për rastet me një datë ekzemplari midis 1 nëntorit dhe 29 dhjetorit 2021 kishte 2855 riinfeksione të mundshme 29 deri në 89 ditë pas një infeksioni të mëparshëm – megjithëse disa prej tyre mund të pasqyrojnë zbulimin e vazhdueshëm nga një infeksion fillestar.

    Ndërsa ASShMB vëren se është e vështirë të krahasohet drejtpërdrejt situata midis varianteve – pasi ka shumë faktorë të rëndësishëm, duke përfshirë nivelet e përgjithshme të imunitetit në popullatë – fuqitë shmangëse të imunitetit të Omicron ka të ngjarë të ndikojnë në këto riinfeksione.

    Nuk është ende e qartë sesa mund të përgjigjet imuniteti ndaj Omicron duke mbrojtur kundër një infeksioni të dytë nga Omicron, ose infeksioneve me variante të reja, përcjell Nistori.

    “Unë do të prisja që rreziku i një infeksioni të dytë nga Omicron është shumë më i ulët se rreziku i Omicron pas Delta-s, pasi të gjitha ju keni të zhvilluar antitrupa ndaj proteinës aktuale të Omicron”, tha Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore.

    Pse fëmija im është infektuar dy herë nga Covid-19 këtë dimër?

    Kjo mund të jetë për shkak të varianteve të ndryshme: sipas të dhënave nga Zyra për Statistikat Kombëtare të publikuara në dhjetor, fëmijët e moshës shkollore me Covid në atë kohë kishin shumë më pak gjasa të kishin Omicron sesa të rriturit me Covid pozitiv. Me fjalë të tjera, një infeksion i mëparshëm në kohët e fundit mund të ketë qenë Delta, ndërsa i fundit i tyre është Omicron.

    Një zëdhënës i ASShMB tha: “Të dhënat tregojnë se ata që testohen dalin pozitiv Covid-19 midis 29 dhe 89 ditëve të një infeksioni të mëparshëm përbëjnë një pjesë të vogël të të gjitha riinfeksioneve. Shumë nga këto riinfeksione me interval më të shkurtër ka të ngjarë të jenë fëmijë të moshës shkollore, sepse ata kishin nivelet më të larta të infeksionit në shtator dhe tetor, pak para se të shfaqej Omicron.

    A janë më të lehta riinfeksionet?

    Kjo mund të duket logjike duke pasur parasysh përgjigjen e mëparshme imune të trupit, ndërsa Hunter thekson se të dhënat që sugjerojnë se ngarkesa virale e riinfeksioneve është më e ulët se në infeksionet parësore, duke sugjeruar se sëmundja, në përgjithësi, mund të jetë më pak e rëndë. Megjithatë, ashpërsia e një riinfeksioni varet nga shumë faktorë, duke përfshirë variantin e përfshirë dhe statusin e vaksinimit të një personi.

    Të dhënat e “ONS” sugjerojnë se kur varianti Alfa u bë dominant, simptomat ishin më pak të zakonshme për riinfeksion – por kjo u kthye kur Delta u bë dominuese. Kur Omicron u bë dominues, të dhënat sugjeronin se njerëzit kishin po aq gjasa të kishin simptoma Covid në infeksionin e tyre të dytë sa infeksioni i tyre i parë.

    “Nuk ka mungesë të riinfeksioneve, disa mjaft të rënda, megjithëse nuk kërkojnë trajtime të veçanta në spital,” tha Altmann.

    Sa herë mund të infektohen njerëzit me Covid?

    Ndër ata që janë infektuar dy herë me Covid janë politikanët Kier Starmer dhe Matt Hancock, ndërkohë që ka pasur raportime për persona të infektuar me Covid tre apo edhe katër herë, disa prej tyre vetëm disa javë.

    ASShMB nuk i zbërthen riinfeksionet sipas episodit, megjithëse ata kanë identifikuar disa riinfeksione të mundshme të treta. Ajo që është e qartë është sesa më gjatë të jetë Covid me ne, aq më shumë riinfeksione mund të përjetojë një person. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KUJDES! Një vullnetar i rremë mbledh para në emër të Kryqit të Kuq

    Lajmi i rradhës

    Kushte të tmerrshme për punonjësit e NPK-së, Kasami: Ata meritojnë kushte më të mira dhe rritje të pagave (Foto)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë