Kushte të tmerrshme për punonjësit e NPK-së, Kasami: Ata meritojnë kushte më të mira dhe rritje të pagave (Foto)

    Fotografia: Nistori

    Përgatiti: Sumeja H Jakupi

    Përkundër temperaturave nën zero, përveç kushteve të mjerueshme, punonjësit e NPK “Tetova” përballen me mungesën e ngrohjes qendrore. Punonjësit që kalojnë një pjesë të madhe të ditës, mundohen të ngrohen përmes kaloriferëve. Rroba të vjetra dhe kushte minimale operimi. Kjo fotografi përsëritet pothuajse çdo vit. Pos ngrohjes, punonjësit përballen edhe me mungesën e kushteve tjera. Objekti dhe interieri daton që nga sistemi komunist dhe punonjësit ende nuk transferohen në një objekt me kushte të volitshme, shkruan Nistori.

    Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë vizitë së djeshme në “Higjiena Komunale” premtoi kushte më të mira, duke theksuar se këta punëtorë meritojnë më shumë dhe më mirë.

    “Të lënë në harresë me vite, në kushte që vetëm ata dinin se si punojnë, dje, realizova takim me punëtorët e Njësia Punuese “Higjiena Komunale”. I tmerruar me pamjet e atjeshme. Baltë dhe zyra katastrofale. Rroba të vjetruara dhe pagë minimale. Thirrja emergjente është tani. Kujdesi i tyre ndaj qytetit duhet të kthehet me shpërblim. Përpara tyre u zotova për përkushtim më të madh ndaj tyre. Rroba të reja dhe ngritje të pagave do të jenë pikënisja e një transformimi për NPK-në. Gjithashtu, i njoftova se shumë shpejtë në Tetovë do të arrijnë kamionë të rinj së bashku me kontenjerë që do të shërbejnë drejtëpërdrejt në lehtësimin e punës së tyre dhe pastërtin e qytetit tonë. Dislokimi i tyre mbetet një përgjegjësi e madhe e jona, me të vetmin qëllim krijimin e një vendi sa më të përshtatshëm dhe adekuat për punëtorët e Higjienës Komunale.

    Përveç kushteve që përballen punonjësit, “Higjiena Komunale” shpeshhere ka bërë thirrje që edhe qytetarët të respektojnë kushtet e renditura për hedhjen e mbeturinave, me qëllim që pastërtia të jetë qëllim i përbashkët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Riinfeksioni nga Kovid: a përballohet më lehtë?

    Lajmi i rradhës

    Nga bojleri deri te furra: Si ta kursejmë rrymën?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë