Tre skenarët e mundshëm pas dorëheqjes së Zoran Zaevit

    Pas dorëheqjes së paralajmëruar të kryeministrit Zoran Zaev, në lojë janë tre skenarë për zgjidhjen e situatës politike, thotë për “Sloboden peçat”, profesori i së drejtës kushtetuese, Osman Kadriu, përcjell Nistori.

    “Kur kryeministri jep dorëheqje, e dorëhequr është e gjithë qeveria në bazë të kushtetutës. Ekzistojnë tre mundësi për zgjidhjen e situatës. Opsioni më i sigurt është formimi i shumicës së re parlamentare, të shkohet me një qeveri të re, por brenda kësaj përbërje parlamentare, pra të mos shpallen zgjedhje të reja. Në këtë mënyrë, e gjithë procedura për zgjedhjen e qeverisë do të niste nga fillimi, sikur dje të bëheshin zgjedhjet parlamentare. Pasi kuvendi të konstatojë dorëheqjen e mandatarit, kryeparlamentari Talat Xhaferi duhet ta njoftojë presidentin e vendit dhe presidenti sipas kushtetutës ka kompetencë që t’ia japë mandatin atij që ka shumicë parlamentare. Më pas, brenda 20 ditëve, kryeministri i ri duhet të formojë qeverinë.

    Skenari i dytë është që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare me qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve do të dihet se kush do ta ketë shumicën. Kjo është rruga më e vështirë, sepse asnjëra parti në vendin tonë nuk e ka shumicën absolute, pra do të ketë sërish negociata për përbërjen e qeverisë, ndërsa shteti ka çështje të tjera më prioritare për t’u zgjidhur sesa zgjedhjet”, shprehet Kadriu.

    Skenari i dytë është që shumica aktuale në parlament të formojë një qeveri sipas shembullit kur Branko Cërvenkovski u largua nga posti i kryeministrit dhe u zëvendësua nga Hari Kostov dhe kur Kostov dha dorëheqje, Vllado Buçkovski u zgjodh kryeministër. Kjo sipas kushtetutës është e mundur, por është politikisht jokorrekte. Kjo qeveri nuk ka legjitimitet para popullit dhe këtë e kanë treguar zgjedhjet. Kjo qeveri ka humbur besimin politik të popullit”, shton profesor Kadriu. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në Europë asgjë nuk arrihet pa Gjermaninë

    Lajmi i rradhës

    Hoxha: Qeveria është stabile dhe duhet të vazhdojë punën e saj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë