Hoxha: Qeveria është stabile dhe duhet të vazhdojë punën e saj

    Sekretari i Përgjithshëm dhe ministri i Bujqësisë nga radhët e Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha pas takimit me partnerët e koalicioni qeveritar tha se qëllimi i takimit ka qenë për të përvetësuar qëndrimin tonë se do të vazhdojmë të mbesin pjesë e mbështetjes së kësaj shumice qeveritare.

    “Në takim u dakorduam se në këtë situatë dhe këtë pozicion politik që ndodhet shteti, zgjedhjet e parakohshme eventuale do të kishin komplikuar akoma më tepër aspektin ekonomik, social, shëndetësor dhe sigurinë”, tha Hoxha.

    Ai shtoi se gjatë ditëve në vijim do të zhvillohen takime dhe biseda për ecurinë se si do të ecin këto procese, ndërsa qëllimi i takimit ka qenë për të rikonfirmuar edhe një herë orientimin euroatlantik të vendit.

    “Proceset eurointegruese duhet të vazhdojnë, kjo qeveri ka marrë mandat për të vazhduar këto procese dhe se duhet të shkohet deri në fund”, tha Hoxha.

    Hoxha tha se qëndrimi i partisë së tij është që kjo shumicë duhet ta vazhdojë mandatin e marrë nga viti i kaluar.

    “Shumica parlamentare është stabile, ka 62 vota dhe do të vazhdojë me qeverisjen”, u shpreh Hoxha.

    Lajmi Paraprak

    Tre skenarët e mundshëm pas dorëheqjes së Zoran Zaevit

    Lajmi i rradhës

    Grubi: Nuk duhet ta pranojmë dorëheqjen e Zoran Zaevit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë