Ali Ahmeti në Dollnen: Pas Marrëveshjes së Ohrit, tani kemi agjendën e gjelbër e cila garanton jetë më cilësore

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale sonte e vazhdoi në Dollnen, ku prezantoi kandidatin për kryetar të komunës Urim Ibeski dhe listën e këshilltarëve, përcjell Nistori.

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti para anorëve të Dollnenit theksoi se platforma zgjedhore e partisë së tij ka për bazë Agjendën e blertë e cila garanton jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e Dollnenit.

    “Marrëveshja paqësore e Ohrit rregulloi marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, ndryshoi statusin politik dhe juridik të shqiptarëve dhe bashkësive tjera më të vogla në këto hapësira. Gjithashtu ndryshoi statusin e tyre të barabartë në ekonominë e shtetit. Tani është Agjenda e blertë që do guxim e përkushtim dhe ekspertë për të materializuar atë. Dhe këtë agjendë, nuk mund ta bëj as të realizojë dikush që nuk ka njohuri, por e bën BDI, bashkimi i juaj sepse ka ekspert, ka funksionar, ka njerëz të ditur dhe është dëshmuar që di të materializojë projekte të mëdha. Të gjitha vendbanimet tona kanë nevojë për kanalizim dhe infrastrukturë më të mirë e për pyllëzime e për ujë të pastër”, shtoi Ahmeti ndër të tjera.

    Përndryshe kandidati për komunën e Dollnenit, Urim Ibesku kërkoi mbështetje nga banorët për të vazhduar më tej me realizimin e projekteve që janë në programin zgjedhor për komunën e Dollnenit. Ai tha se motivi kryesor për të garuar për mandat në krye të komunës janë pikërisht të rinjtë dhe Agjenda e blertë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Blerim Sejdiu: Të fitojmë që në raundin e parë

    Lajmi i rradhës

    Kush do ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë