Alimi: Dyert e Kuvendit nuk u hapën me çelësa, dihet mirë se kush i hapi

    Ish i dënuari për 27 prillin e vitit 2017 në Kuvend, Abdylfeta Alimi i cili njëkohësisht është personi i cili shpëtoi Ziadin Selën, shpreh ekskluzivisht në “Rruga drejt” të vërtetën për hapjen e dyerve të Kuvendit. Alimi thotë se është dëshmuar se çelësat për të cilat është dënuar, nuk kanë hapur dyert e Kuvendit.

    Ai foli edhe për përjetimet në burg, ofertat joshëse politike me kusht lirinë dhe të gjitha lëshimet e tjera që ndodhën sipas tij qëllimisht më 27 prill të vitit 2017 kur protestuesit e dhunshëm u futën në Kuvend.

    “Atë ditë isha i sistemuar në atë vend, por aty nuk isha 7 muaj asnjëherë përveç në ditën kritike. Po mua nuk më ka shkuar mendja për lojëra. Me ato çelësa kurrë nuk janë hapur dyert e mesme. E dini mirë se kush i hapi dyert. Kur mbarojnë seanca, 95 për qind e tyre ikin në shtëpi. Kur kanë ndonjë konferencë duhet të na njoftojnë, por mua atë ditë nuk më njoftoi askush. Momenti më i vështirë ishte kur më dënuan. E kisha djalin mbrapa. Atë moment nuk mund ta harroj. U ktheva mbrapa e pash djalin, iu kishin skuq sytë dhe më tha në heshtje “shumë babi”.

    Gazetari: A të është ofruar ndonjëherë që në kusht të lirisë dhe lirimit nga akuza të kaloni në subjekt tjetër politik?

    Alimi: Mbas dënimit kishte gjëra të tilla. Brenda në burg më vinin sinjale, por edhe fëmijëve u kanë thënë”, u shpreh Abdylfeta Alimi, Ish i dënuar për 27 prillin.

    Lajmi Paraprak

    Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë për të shmangur pasojat nga Perëndimi?

    Lajmi i rradhës

    Jeta e pauzuar në veri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë