Aliu: ne jemi Aleanca, të tjerët janë BDI në ASh

    Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës nga Aleanca për Shqiptarët, të cilin Qeveria e propozoi ta shkarkojë së bashku me bashkëpartiakun e tij, ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka thënë mbrëmë para fillimit të Kuvendit të partisë që po mbahet në Kumanovë, se nuk ka ndarje të Aleancës për Shqiptarët, raporton Nistori.

    “Nuk ka ndarje të Aleancës për Shqiptarët, sepse ne jemi Aleanca, të tjerët janë BDI në Aleancën për Shqiptarët, kështu që nuk e di a do të jenë bashkë, apo do të jenë në listë të veçantë nëse do të formojnë një parti të re politike”, tha Aliu.

    Në sistemin tonë politik, tha Aliu, është hera e parë që një parti politike hyn dhe zhvillon procese politike në një parti tjetër politike.

    “Këtu e kam fjalën për BDI-në, e cila vepron dhe krijon përçarje në Aleancën për Shqiptarët, tha Aliu, duke shtuar se sipas tij, sonte (02.09.2024) në kuvend janë të pranishëm mbi 85 anëtarë.

    I pyetur për të komentuar propozimin për shkarkimin e tij, ai tha se ende nuk e ka parë emailin dhe për të parë se kush e kërkon shkarkimin e tij.

    “Nesër do të jem në Kuvend, do të mbaj fjalim, ashtu që do të shohim”, tha Aliu.

    Nesër (02.09.2024) është caktuar seanca parlamentare për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, të dy nga Aleanca për Shqiptarët, të cilët përkrahën kryetarin aktual të partisë Arben Taravari, i cili po avokon për një koalicion parazgjedhor me Lidhjen Europiane për Ndryshim. 

    Lajmi Paraprak

    Korrupsioni, të ardhurat e ulëta dhe krimi, tre problemet më të mëdha për qytetarët në RMV

    Lajmi i rradhës

    Taravari: ata mendojnë se ndryshimi vjen me BDI-në, por ndryshimin e udhëheq ASh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë