Taravari: ata mendojnë se ndryshimi vjen me BDI-në, por ndryshimin e udhëheq ASh

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, sot nga Kumanova ka nisur takimin me qytetarët dhe përkrahësit e tij që në zgjedhje partia e tij të shkojë së bashku me partitë opozitare.

    Taravari nga Kumanova tha se “ndryshimi ka filluar dhe nuk do të ndalet”, duke shtuar se ASh- do të jetë bartëse e këtij ndryshimi.

    “Ngjarjet e fundit janë të dhimbshme për mua. Por ndryshimi duhet të ndodh dhe këtij ndryshimi do t’i prijë Aleanca për Shqiptarët. Unë ua fali të gjithëve dhe bëjë thirrje që secili ju të keni kujdes. Kërkoj të mos shahemi dhe urrehemi mes vete. Ata mendojnë se ndryshimi vjen me BDI-në, por ndryshimin e udhëheq Aleanca për Shqiptarët”.

    “Sot fillon ndryshimi, por fitorja do të jetë më 8 maj. Ditët numërohen dhe besoj se ky entuziazëm do të qëndrojë edhe më tej. Shumë anëtarë të partive tjera i bashkangjiten ASH-së. Shumë njerëz që skanë votuar më thonë se tani do ta votojnë ASh-në”, tha Taravari.

    Ai tha se ASh-ja nuk do të jetë në Qeveri me parti që nuk përkrahin ndryshimet kushtetuese dhe nuk janë pro anëtarësimit të vendit në BE.

    Ndryshe, raportohet se në takimin e sotëm marrin pjesë 85 kuvendarë të partisë së Arben Taravarit, nga 140 sa ka gjithsej.

    Theksojmë që kryetari i Kuvendit të ASh-së Ziadin Sela, i cili doli kundër idesë së Taravarit që në zgjedhje të shkojnë së bashku me partitë opozitare, për të shtunën ka thirrur mbledhje të Kuvendit Qendror, në të cilin siç tha Sela, do të diskutohet për përgjegjësinë e Arben Taravarit. Sela madje nuk e përjashtoi mundësinë që të shkarkohet Arben Taravari nga pozita e kryetarit të ASh-së.

    Lajmi Paraprak

    Aliu: ne jemi Aleanca, të tjerët janë BDI në ASh

    Lajmi i rradhës

    Propaganda e Vuçiqit dhe argumentimi i Kurtit në OKB

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë