Aliu: Qëllimi i stratetegjisë për RAP është që te kemi administratë me standarde europiane

    Qëllimi i Strategjisë për reforma në administratën publike është të kemi administratë kompatibile publike me standarde evropiane. Për këtë shkak, për herë të parë është bërë deri në vitin 2030, që t’i ndjekim të gjitha proceset dhe aktivitetet e lidhura me indikatorë, të cilët e tregojnë vlerën e adminisatratës publike në Bashkimin Evropian, deklaroi minsitri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, përcjell Nistori.

    “Pres që, në pajtim me Strategjinë për Reformën e Administratës Publike 2023-2030, këtë vit të fillojë procesi i realizimit të vizionit për një administratë publike të depolitizuar, efikase dhe llogaridhënëse, e cila siguron shërbime cilësore dhe lehtësisht të qasshme për qytetarët dhe komunitetin e biznesit. Sepse vetëm një administratë publike e reformuar kontribuon në rritjen e qëndrueshme ekonomike, sundimin e ligjit, kohezionin social dhe mirëqenien. Kjo është një pritje nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën kur vendi pritet të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së”, deklaroi Aliu.

    Sipas tij, qytetarët duhet të kenë besim te administrata dhe te institucionet dhe të ndjejnë se të njëjtat ekzistojnë dhe punojnë për ta dhe për kërkesat e tyre. Reformat nuk ekzistojnë për veten e tyre, por për të gjithë në shoqëri dhe për këtë shkak është e rëndësishme që jo vetëm institucionet, por çdo individ dhe të gjithë aktorët shoqërorë të japin mundin e tyre për suksesin e reformave. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Nëse ka për ju, ka edhe për ne” / Protestojnë pensionistët: Të rriten pensionet për 3500 denarë

    Lajmi i rradhës

    Organizohet edicioni i 14-të i Festivalit “Fokus Award”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë