Alternativa: BDI po pozicionohet me Gruevskin, me të cilin kanë qeverisur 8-të vite

    Mbrëmë opinioni kishte mundësinë të sheh edhe një tjetër reagim histerik të udhëheqësisë së BDI-së në media, thuhet në kumtesën e Alternativës.

    “Një koment shumë më logjik për qëndrimet tani më të dëgjuara të Hristijan Mickovskit është se, VMRO-DPMNE do të mund të kërkojë partner në partitë shqiptare vetëm nëse qartë, pa hamendje dhe në vepër dëshmon se me të vërtetë është për perspektivat evropiane të vendit dhe partneritetin strategjik me ShBA-në. Por BDI, me vetëdije apo pa vetëdije publikisht u pozicionua prapa ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në të cilën Qeveri kanë shërbyer 8 vite. Dilema kyçe është se çfarë zori ka udhëheqësia e BDI-së pasi ka filluar publikisht të koketojë me ish politikanë të cilët janë në listën e zezë të ShBA-së? A po e presin shpëtimin nga Budapesti? A është e saktë se udhëheqësia e BDI-së është në komunikim të rregullt me Nikolla Gruevskin”? Përndryshe, Alternativa dëshiron t’i tregojë BDI-së që të dalin nga filmi se kanë monopol mbi elektoratin shqiptar. Është e kot frika e tyre se koalicioni eventual i gjerë në mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së do t’i dërgojë në opozitë. Shumica e votuesve shqiptar në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të ndodhin, do t’i dërgojnë në opozitë, për shkak krimit, korrupsionit dhe shkëputjes nga realiteti”, thuhet mes të tjerash në kumtesë.

    Nga Alternativa shtojnë se i inkurajojmë që të vazhdojnë që të vendosin interesat e shqiptarëve në rend të dytë për shkak interesave personale të disave në krye të BDI-së. Në këtë mënyrë i ndihmojnë opozitës shqiptare që për çdo ditë përforcohet në luftën për vlerat e vërteta evropiane dhe për ardhmëri të sigurt për qytetarët.

    Lajmi Paraprak

    SITUATA NË VERI | Turqia nis drejt Kosovës trupa shtesë

    Lajmi i rradhës

    Administratorët gjithnjë e më shpesh ta lënë punën, shkak pagat e ulëta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë