SITUATA NË VERI | Turqia nis drejt Kosovës trupa shtesë

    Turqia ka nisur drejt Kosovës disa ushtarë shtesë në kuadër të misionit të KFOR-it.

    Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se ushtarët tashmë janë nisur, derisa në Twitter ka shpërndarë edhe disa pamje, transmeton Telegrafi.

    “Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, batalioni i Brigadës 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli e cila i shërben Aleancës së NATO-s përmes përgatitjes, planifikimit dhe kryerjes së operacioneve ushtarake, e ka mirëpritur vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in.

    JFC Napoli ka shkruar në Twitter se po monitoron nga afër situatën dhe se KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

    “Mirëpresim vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in. JFC Napoli po monitoron nga afër situatën dhe KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.

    Ndryshe, serbët në veri janë duke kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave. Disa grupe kriminale kanë vepruar dhunshëm para disa ditësh të cilët tentuan të hyjnë në objektet komunale, ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, duke lënduar 30 prej tyre.

    Po ashtu, ata kanë sulmuar edhe ekipet e mediave nga Kosova dhe atyre nga Shqipëria, duke ua dëmtuar dhe djegur veturat.

    Thirrje për ç’tensionim të situatës kanë bërë ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa për uljen e tensioneve. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Policia e Kosovës nuk do të largohet nga këto komuna, derisa në atë pjesë ka grupe kriminale. 

    Lajmi Paraprak

    Dy ide kreative për t’i vendosur pikturat në shtëpi

    Lajmi i rradhës

    Alternativa: BDI po pozicionohet me Gruevskin, me të cilin kanë qeverisur 8-të vite

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë