Alternativa – Çair: Jemi të pakënaqur me ministrin Sali, kryetari Gashi ta shkarkojë

    Grupi i pakënaqur i Alternativës, gjegjësisht dega e Çairit, reagojnë ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali për të cilin thonë se nuk i ka përmbushur objektivat partiake.

    Meriton Cuvoli numëroi vërejtjet për të cilat tha se e ka njoftuar edhe kreun e partisë, Afrim Gashi dhe kanë kërkuar nga ai që brenda 10 ditëve të shkarkojë ministrin Sali.

    “Kemi vendosur të dalim publikisht për shkak se i kemi adresuar shqetësimet deri tek kryetari i partisë, por ai nuk është përgjigjur. I bëjmë thirrje degës gjegjësisht kryetarit të partisë Afrim Gashi që për 10 ditë të inicion procedurë për shkarkim”, deklaruan nga dega e Çairit.

    Iniciativa aktualisht përmban 11 nënshkrime. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjermania kërkon partnerë të rinj biznesi – larg nga Rusia dhe Kina

    Lajmi i rradhës

    Fazliu: Dega e Çairit nuk ka asnjë ankesë dhe pakënaqësi ndaj ministrit Sali

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë