Fazliu: Dega e Çairit nuk ka asnjë ankesë dhe pakënaqësi ndaj ministrit Sali

    Kryetari i Degës në Çair nga Alternativa Faton Fazliu deklaroi se në organet e degës së Çairit nuk kanë pasur asnjë ankesë dhe pakënaqësi ndaj asnjë funksionari të partisë, e as ndaj ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali që vjen nga radhët e kësaj partie. Kjo deklaratë vjen pasi një pjesë e degës së Çairit nga e njëjta parti kanë kërkuar të shkarkohet ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

    “As në Kryesinë e Degës e as në Kuvendin e Degës, që është mbajtur para do kohe, nuk ka pasur asnjë vërejtje dhe ky reagim i sotëm nuk ka të bëjë me Degën e Çairit, por mund të jetë rezultat i pakënaqësive personale. Sidoqoftë, unë dua të kujtoj se, sipas Statutit të partisë, çështja e emërimit dhe shkarkimit të funksionarëve të partisë nuk është në kompetencë të degëve, por është e drejtë e Kryesisë Qendrore të Alternativës”, tha Fazliu.

    Fazliu në deklaratën e tij për media poashtu përgëzoi ministrin Sali për punën e deritanishme dhe i dëshiroj suksese. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Alternativa – Çair: Jemi të pakënaqur me ministrin Sali, kryetari Gashi ta shkarkojë

    Lajmi i rradhës

    21 marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e përbashkët qeveritare ndërmjet RMV-së dhe Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë