Alternativa do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Edi Rama në Tiranë

    Partia Alternativa nëpërmjet një komunikate për Nistori.com njofton se e ka pranuar ftesën e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Sipas tyre, pa qëllimin që të hyjë në agjendat politike ditore të të ftuarve tjerë.

    “Dëshirojmë të potencojmë se si parti e së ardhmes, jemi të gatshëm të bisedojmë me gjithsecilin nëse temat janë çështjet e rëndësishme që i prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kemi agjendën tonë dhe për të njejtën presim përkrahje nga të gjithë pjesëmarrësit. Një nga prioritetet është amandamenti për pengimin e vjetrimit të lëndëve që lidhen me korrupsionin politik. Më e rëndësishme është se ne nuk do ta flijojmë kapitalin tonë politik për amortizimin e krizës partiake të dikujt. Qytetarët duhet të jenë të qetë dhe të jenë të sigurt se kryetari i AlternAtivës, Afrim Gashi do të vazhdojë të jetë zëri i tyre!” – kumtojnë nga Alternativa.

    Ndërkohë Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se e kanë refuzuar ftesën e kreut të qeverisë shqiptare, duke thënë se kanë ende probleme në ndryshimet kushtetuese. Takimin e ka pranuar BDI, ASh, ndërsa nga PDSh akoma nuk ka konfirmim zyrtar.

    Lajmi Paraprak

    Geer: Viti 2023 do të jetë vendimtar për Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Rasti “Transportuesi” | Ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski dërgohet në burg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë