Alternativa e ndryshon retorikën: Nuk varet nga ne zgjidhja e kontestit me Bullgarinë

    Alternativa ndryshon retorikën për shtyllën bazë të marrëveshjes për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Partia e Afrim Gashit vlerëson se mosmarrja e datës për negociata me BE-në dhe zgjidhja e problemit me Bullgarinë nuk varet nga ta.

    “Ne nuk e kemi në dorë as vendimin për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë e as nuk e marrim vendimin për hapjen e negociatave me BE-në, edhe pse inkuadrimi ynë në Qeveri sigurisht që e ka ndihmuar këtë proces. Nëse hipotetikisht nuk ndodhë, unë nuk mendoj se është vetëm Alternativa që duhet të shtrojë pyetjen se kah ia mbajmë, por kjo është pyetje që duhet ta shtrojnë të gjithë faktorët politikë në vend”, thonë nga Alternativa.

    Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski gjatë ditës kanë takuar partnerët e koalicioni PLD-në, PRD-në dhe Lidhjen Demokratike. Nga Partia Liberal Demokrate thonë se janë pajtuar me LSDM-së për ndryshimin e modelit zgjedhor në një njësi dhe me prag zgjedhor.

    “U pajtuam për një njësi zgjedhore. Ne dëshironim pa prag, por këtë e kundërshtoi kryeministri dhe u pajtuam që bashkërisht me opozitën të definojmë pragun. Sipas nesh duhet të jetë mes 2 dhe 3 për qind, pra të mos jetë diçka shumë e lartë të cilën nuk mund ta arrijë askush”, shprehet Goran Milevski, Kryetar i PLDS-së.

    Për Lidhjen Demokratike, formati qeveritar me më shumë ministra nga etnitë e tjera se sa ato maqedonase bie ndesh me Marrëveshjen e Ohrit. Edhe Trajanov kërkon një njësi zgjedhore dhe negociata me Bullgarinë mbi bazën e rezolutës së miratuar në Kuvend.

    “Kështu siç paralajmërohet shkelen parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit sepse marrëveshja e inkuadruar në ligje dhe Kushtetutë garanton përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Me këtë kompozim shkelet Marrëveshja e Ohrit. Nuk kam asgjë kundër, por nëse tani shkelen parimet kur dikush tjetër do të ketë 61 deputetë të mos insistohet në respektimin e Marrëveshjes së Ohrti”, tha Pavle Trajanov, Kryetar i Lidhjes Demokratike.

    Në takimet e Zaevit dhe Kovaçevskit nuk janë ftuar liderët e BDI-së, Alternativës dhe PDSH-së. /Alsat M/ 

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët ankohen për vështirësi në lëvizje, tregtarët ilegalë kanë bllokuar trotuaret

    Lajmi i rradhës

    As në dhjetor nuk do të ketë datë për çeljen e negociatave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë