Alternativa: E respektojmë autonominë e UT-së, andaj dëshirojmë rektorin ta shohim larg ndikimit të partisë “non grata”

    Alternativa ka reaguar për procesin zgjedhor në Universitetin e Tetovës, prej ku thonë se zgjedhja e rektorit të ri ka qenë në një proces komprometues.

    “Kundërkandidatët tërhiqen nga gara dhe akuzojnë se ka pasur presion ndaj stafit akademik, duhej të ishte alarm për ministrin e Arsimit dhe Shkencës që ato zgjedhje t’i shpallë jolegjitime dhe të shpallë zgjedhje të tjera që do mbaheshin në mënyrë të rregullt e të drejtë, pa lënë dyshime për procesin zgjedhor”.

    “Ne e respektojmë autonominë e UT-së, si një universitet i ngritur me gjakun dhe djersën shqiptare në Maqedoni, andaj nuk dëshirojmë të mbajmë anën e askujt, por dëshirojmë ta shohim një rektor të zgjedhur në mënyrë dinjitoze e të pranuar nga të gjithë në atë institucion të lartë arsimor, si dhe larg ndikimit të partisë “non grata””, thonë nga Alternativa.

    Lajmi Paraprak

    GRUMBULLIMI I GRURIT! / Fermerët në RMV kërkojnë çmime më të larta 

    Lajmi i rradhës

    Vendimi i DASh për Ramiz Merkon / Escobar: Kjo do të ndihmojë Qeverinë që të vazhdojë luftën kundër korrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë