Alternativa – Grubit: Po e dëshmoni se jeni hipokrit dhe shqiptar i përshtatshëm për partitë maqedonase

    Reagimi i plotë i Alternativës ndaj zv.kryeministrit të parë shqiptar, Artan Grubi:

    Alternativa i ka reaguar zv/kryeministrit Artan Grubi i cili ka akuzuar opozitën shqiptare se nëpërmjet veprimeve të fundit dëshiron të faktorizohet.

    Nga Alternativa thonë se kur përfaqësuesit e BDI kur krekosen me UÇK-në, flamurin atëherë gjithçka është normale dhe në përputhje me ligjin dhe kushtetutën.

    “E përshëndesim reagimin e Grubit. Nuk ka shërbim më të madh se kjo provë dhe konfirmim se BDI janë hipokrit të paparë dhe shqiptar të përshtatshëm për LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në. Kur përfaqësuesit e BDI-së krekosen me UÇK-në, përmendore, flamur… atëherë kjo është normale, në përputhje me kushtetutën dhe ligjet.

    Kritikat për gjoja narrativin për “Shqipëri të madhe”, është reflektim i frikës së BDI-së nga humbja në zgjedhjet, gjë që është e pashmangshme. Bashkimi i shqiptarëve në dimensionin shpirtërore dhe kulturorë, dhe jo në dimensionin territorial është thelbi dhe fundamenti i vet BE-së. Askush nuk ka dilemë se opozita e bashkuar shqiptare është pjesmarrës direkt për realizimin e antarësimit të plotë në BE.

    Për dallim nga disa të tjerë ne asnjëherë nuk do të keqpërdorim BE-në dhe partneritetin strategjik me SHBA-në për afera korruptive dhe përfitime personale”, thuhet në reagimin e Alternativës.

    Lajmi Paraprak

    Escobar: Mickoskit ia bëra të qartë se ShBA-të i zgjedhin për partner ata që e afrojnë Ballkanin më afër BE-së

    Lajmi i rradhës

    Si ta dalloni aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë