Alternativa ka mungesë të përfaqësimit të gruas në qeveri

    Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit
    Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
    Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
    Xhemail Çupi – ministër pa resor – përgjegjës për mërgatën
    Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
    Abdylshyqyr Abedini – zëvendësministër i Bujqësisë
    Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës
    Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO

    Këto janë disa nga emrat që Alternativa i ka caktuar për të udhëhequr me resorët që kjo parti i ka fituar me marrëveshjen për hyrjen në qeveri.

    Bekim Sali është ministri i ardhshëm i Shëndetësisë, i cili vjen në vend të Venko Filipçes. Ai për TV21 thotë se propozimi ka ardhur si rezultat i profesionalizimit të tij  dhe përvojës së tij si mjek.

     “Jam mirënjohës për detyrën që ma kanë dhënë, uroj të kemi shëndet para së gjithash dhe t’ia dalim me sukses dhe faqebardhë. Fakti që jemi në pandemi a ju ka bërë pak skeptik për ta pranuar këtë detyrë dhe a paraqet përgjegjësi më të madhe për ju? Natyrisht se është një përgjegjësi shumë e madhe por në fakt për mua personalisht është një sfidë dhe besoj se me përkushtim dhe me një ekip të mirë që po e përgatisim, po koordinohemi besoj se do t’ia dalim me sukses”, tha Bekim Sali për TV21.

    Nuk dihet se kur saktë  do të bëhet pranimi i detyrave të reja, procedura varet nga dorëheqja e kryeministrit aktual Zoran Zaev dhe kalimi i mandatit te kryeministri i ardhshëm. Alternativa ka arritur të marrë edhe disa drejtori tjera, të cilat i komunikoi mbrëmë zëdhënësi i kësaj partie, gjegjësisht drejtori i ardhshëm i MEPSO Orhan Murtezani.

     “Amir Elezi – drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës, Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor, Mubekir Palloshi – drejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”, Blerim Abazi – drejtor në Drejtorinë e Librave Amë, Bekim Emini – drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja. Në mbledhje u caktuan edhe bartësit e drejtuesit e disa institucioneve tjera publike, që do të publikohen ditëve në vijim”, u shpreh Orhan Murtezani – zëdhënës i Alternativës.

    Analisti Arben Ratkoceri vlerëson se partia e Gashit ka marrë pozicionet më të fuqishme shtetërore, duke marrë parasysh situatën aktuale. Mirëpo ajo që vihet re është mungesa e përfaqësimit të gruas.

     “Ajo që më shqetëson janë dy elemente, e para nëse e shohim në total mungesa e përfaqësimit të elementit të gruas, në asnjë nga pozicionet qe i ka marrë kjo parti, pra njëjtë si BDI dhe e dyta CV-ja e kandidaturave të caktuara për pozicione shumë të rëndësishme më duket shumë CV  që lënë për të dëshiruar, dyshoj që do të mundin të lëvizin ndonjë çështje pak më para se deri më tani, sidomos për të menaxhuar dy çështjet kryesore siç janë pandemia dhe kriza energjetike.

    Realisht nëse analizojmë postet dhe pozicionet që ka marrë Alternativa janë postet më të rëndësishme”, deklaroi analisti Arben Ratkoceri.

    Emrat i ka propozuar kreu i partisë Afrim Gashi, ndërsa anëtarët e kryesisë qendrore unanimisht kanë votuar pro në mbledhjen e mbrëmshme, thonë nga Alternativa. Ditëve në vijim do të publikohen edhe emrat e drejtuesve të disa institucioneve tjera.

    Lajmi Paraprak

    Të rinjtë nuk shohin aspak perspektivë në sektorin e bujqësisë! Studentët: Bujqësia nuk është vetëm të punosh tokën

    Lajmi i rradhës

    Nuk ekziston asnjë studim që thotë se individ të caktuar nuk preken nga Covid-19

    Lajme tjera

    Shkupi i betonizuar!

    Qeveria dhe opozita po akuzojnë njëra-tjetrën se kush qëndron pas planeve të ndërtimit në lagjen Lisiçe të Shkupit. LSDM-ja…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë