Të rinjtë nuk shohin aspak perspektivë në sektorin e bujqësisë! Studentët: Bujqësia nuk është vetëm të punosh tokën

    Në Maqedoni ndjehet mungesë e theksuar e kuadrove të kualifikuar në shumë profile edhe kundrejt shkallës së lartë të papunësisë, e një gjë e tillë vërehet edhe në drejtimin e shkencave bujqësore.

    Për studentët e bujqësisë perceptimi se bujqësia paraqet punën në fushë stagnon interesin e tyre në këtë drejtim.  Ndryshe ata theksuan se tregu i punës ofron mundësi të mira si për punë por edhe të ardhura.

    “Nuk ka interesim të studentëve pra e gjithë gjendja e bujqësisë është në margjina, përfshirë këtu edhe  Fakultetin e Bujqësisë. Fakulteti i Bujqësisë është shumë i nënvlerësuar dhe çdo vit kemi gjithnjë e me pak studentë të cilët regjistrohen këtu. Fakti që mendojnë se do të punojnë vetë në fushë dhe për këtë arsye nuk regjistrohen kjo është njëra ndër arsyet thelbësore por sektori ynë është më interesant dhe jo vetëm puna në fushë”, tha Hristijan Angelov – student.

    “Interesimi i të rinjve në bujqësi është në rënie sepse ekziston një perceptim në shoqëri se Fakulteti i Bujqësisë është vetëm puna në fushë, në realitet është krejtësisht ndryshe. Fakulteti i bujqësisë ndër vite, unë tani jam absolvent ka gjithnjë numër më të vogël të studentëve, këtë e shoh para se gjithash në mos organizimin e shtetit si dhe afirmimi dhe promovimi i pamjaftueshëm i këtij sektori”, u shpreh Darko Zhivkovski – student.

    Për profesorin Çukaliev të rinjtë nuk shohin aspak perspektivë në sektorin e bujqësisë, sepse shumica e të rinjve bujqësinë e shohin si disiplinë të vjetër dhe jo bashkëkohore. Sipas tij modernizimi i mjeteve dhe pagat e volitshme do ta rikthejnë interesin në këtë sektor.

     “Sektori i Bujqësisë për një kohë të gjatë është me mjete të pamjaftueshme financiare, pra pagat janë relativisht të ulëta, të ardhurat janë të ulëta, rendimentet janë të ulëta e gjithë kjo bën që të rinjtë të mos shohin në këtë sektor.  E nevojshme është modernizimi në mënyrën e mësimdhënies, është e nevojshme të modernizohet jo çdo një nga lëndët që mësohen këtu, është e nevojshme të mundësohet një dinamikë më e madhe e arsimit të lartë, bujqësia ashtu është një nga disiplinat më komplekse”, deklaroi profesori Ordan Çukaliev.

    Ndonëse në Maqedoni Fakulteti i shkencave të bujqësisë dhe ushqimit ka 74 vjet që ekziston megjithatë ka mungesë ekspertëve në sektorin e bujqësisë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Cili ministër mund t’i paraprijë dorëheqjes së Zoran Zaevit?!

    Lajmi i rradhës

    Alternativa ka mungesë të përfaqësimit të gruas në qeveri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë